Pse do të Nisë Lufta Ruso-Turke?

/

Vitet dhe kohët kanë mbërritur! Është zbuluar tani më arsyeja pse do të nisë lufta ruso-turke.

Që nga viti 2014 me grushtin e shtetit të udhëhequr nga SHBA në Ukrainë, SHBA-të janë përpjekur të arrijnë kufirin rus nga të gjitha drejtimet duke krijuar një rrethim strategjik.

Por arsyeja kryesore që SHBA-ja dhe “protektoratet” e saj e bëjnë këtë, nuk është rrethimi i Rusisë, si dikur në Luftën e Dytë Botërore, por provokimi i një lufte të drejtpërdrejtë me Rusinë duke e bërë atë të sulmojë e para.

Nëse Rusia shihet se fillon luftën botërore kundër vendeve perëndimore, atëherë Perëndimi do të legjitimohet në shoqëritë perëndimore për të hedhur armë bërthamore mbi Rusinë.

A nuk ka frikë Perëndimi nga armët bërthamore të Rusisë?

SHBA-të nuk drejtohen nga amerikanë apo nga njerëz që ndihen amerikanë. Për këshillin e dyshimtë të njerëzve që sundojnë realisht Amerikën, qëllimi është një: “Ta bëjmë Rusinë të pushojë së ekzistuari, edhe nëse i gjithë Perëndimi të duhet të digjet për t’ia arritur kësaj, duhet ta bëjmë”. Ky këshill njerëzish që sundojnë Amerikën dhe Perëndimin, këta persona pra, nuk kanë atdhe, kanë vetëm synime dhe interesa dhe nuk do të rrezikojnë as ekzistencën e tyte fizike, dhe as fuqinë e tyre përballë holokaustit bërthamor të një Lufte Botërore, sepse e dinë shumë mirë që bota do të vazhdojë të sundohet nga të tjerë, që do të marrin përsipër atë që bën tani SHBA.

Në Patagoni, Zelandën e Re, Australi dhe disa vende afrikane ka strehimore të veçanta bërthamore, të cilat në fakt janë qytete nëntokësore që do të strehojnë “të zinjtë” e të gjithë planetit dhe njerëzit e dobishëm për interesat e tyre, që do të marrin biletën për shpëtim (kjo për skenaret e Luftës bërthamore).

Rusia dhe presidenti i saj personalisht i dinë të gjitha këto dhe jo vetëm nga shërbimet sekrete ruse.

Vladimir Putin e di mirë që boss-ët e Perëndimit nuk mund dhe nuk duhet të realizojnë planet e tyre për globalizimin, për krijimin e një shteti, një monedhe, një lideri botëror, një feje dhe një Mesie. Nëse ka qoftë edhe një vend autonom në botë, që do të jetë një ishull shpëtimi, në një oqean monstrash, ky vend është Rusia. Nëse ka qoftë edhe një vend të tillë, reaksionarët, të përndjekurit dhe njerëzit e Zotit nga i gjithë planeti do të mund të strehohen atje. Këtë fakt udhëheqësit diabolikë të Perëndimit nuk mund ta pranojnë, pasi e dinë mirë që Rusia me terrenin dhe burimet e saj të mëdha, mund të presë të gjithë miliardat e popullsisë së Tokës për të banuar.

Presidenti Putin e di mirë se rezultati i një Lufte Botërore nuk do të ketë fitues, por vetëm humbës, ndaj dhe për këtë arsye përpiqet të mos bjerë në grackën e provokimeve që Perëndimi me kaq furi përpiqet t’i herëpas’here.

Udhëheqja ruse ka ruajtur gjakftohtësinë dhe nuk reagon lehtë ndaj provokimeve dhe arrogancës së Perëndimit.

Perëndimi ka krijuar kaq shumë sulme terroriste, kaq shumë sabotime, kaq shumë arsye që Rusia të ndihet e poshtëruar, e megjithatë Presidenti Putin nuk bie në grackën e ndëshkimit, sepse ai e di se e vetmja mënyrë për të mposhtur Perëndimin është ta rraskapitësh atë dhe t’ja arrish që të shkatërrojë veten.

Fatkeqësisht, pas gjithë kësaj kohe lufte në Ukrainë, Perëndimi ka gjetur një mënyrë për ta bërë Rusinë të reagojë dhe të fillojë zyrtarisht Luftën kundër NATO-s.

Kur në luftë do të hyjnë avionë të Perëndimorit, që do të operojë nga vende jashtë Ukrainës, atëherë Rusia, nëse nuk reagon, do ta humbasë luftën në Ukrainë dhe të gjitha territoret që ka fituar me gjak. Partner në këtë plan nuk do të jetë vetëm Polonia dhe aeroportet e saj, por edhe dy vende të tjera që janë më afër kufijve të Rusisë.

Rumania, e cila i ka dhënë shpirt e trup vrasësve të NATO-s, do të bëhet idioti i dobishëm për planet e Perëndimit, pasi aeroportet e saj tashmë po përgatiten të marrin avionët e NATO-s.

Me këtë situatë është rrëqethëse kur mendojmë se çfarë kishin parashikuar tre Etërit më të mëdhenj ortodoksë modernë të Rumanisë, ata kishin profetizuar shumë vite më parë, se një ditë Bukureshti do të zhdukej nga harta. Rusia do të reagojë por do të humbasë.

Vendi më i rëndësishëm për zbatimin e planeve të errëta të NATO-s nuk është Rumania, por një tjetër vend që kufizohet me det dhe është një frymë larg Krimesë dhe Rusisë perëndimore, ky vend është Turqia.

Turqia ka një avantazh tjetër krahasuar me të gjitha vendet e NATO-s, kundrejt Rusisë. Në thelb, ashtu siç është formuar zona e luftës, ajo ndodhet në pjesën e pasme të mbrojtjes ruse.

Luftëtarët e NATO-s do të fluturojnë nga fushat ajrore në bregun e Detit të Zi dhe do të godasin pjesën e pasme ruse, duke rrethuar efektivisht forcat ruse.

Rusia do të gjendet në një pozicion tmerrësisht të vështirë dhe koha do të vrapojë kundër saj, pasi kur të hyjnë edhe F35 dhe F22 “të padukshëm”, e vetmja gjë që do të mund të bëjë do të jetë kundërsulmi me të gjitha forcat e saj në fushat ajrore të NATO-s. Rusia do të detyrohet të godasë dhe shkatërrojë aeroportet turke dhe rumune, pse jo edhe atë shqiptar në Kuçovë. Në një situatë të tillë NATO do të thirret në nenin 5 të kartës së saj dhe do të hyjë zyrtarisht në luftë, e cila për shkak të aeroporteve turke do të transferohet edhe në Turqi dhe veçanërisht në aeroportin e saj më të madh, Stamboll.

Ky do të jetë fillimi i luftës së madhe të profetizuar me shekuj në Kostandinopojë, në të cilën Rusia do të mposhtë dhe poshtërojë anti të krishterët.

Siç e dimë nga prefetët, të cilëve iu zbulua e ardhmja me Hirin e Zotit, Rusia e vetme kundër të gjithëve nuk do të mund ta mbajë Kostandinopojën, edhe pse perëndimorët nuk do të mund ta rimarrin atë dhe kështu një zgjidhje e ndërmjetme do të gjendet.

Shërbimet perëndimore dhe jo vetëm, kanë departamente të posaçme që studiojnë profecitë e Krishtërimit Ortodoks dhe kjo ndodh sepse kokat e tyre kërkojnë t’i shkelin ato dhe t’i sjellin gjërat në atë mënyrë, që edhe nga profecitë të përfitojnë të paktën diçka.

Por e vërteta është se Zoti punon në mënyrën e tij, kundër planeve të tyre. Njerëzit e errësirës mund të lërojnë, por është Zoti që korr në fund. Edhe nga e keqja, Zoti e ndryshon atë dhe nxjerr të mirën.

Këshilli pagan, Këshilli i demonëve që sundon Amerikën dhe Perëndimin, që merr urdhëra direkt nga zotat masonikë, do të mposhtet dhe padashur do të shkaktojë reaksion zinxhir, që do të sjellin triumfin e Krishtërimit, çlirimin e kombeve dhe kthimin tek ish bizantët, të qytetit dhe të Shën Sofisë. Amin!

Previous Story

Tërmet i Fortë me Magnitudë 6.1 Godet Japoninë Veriore

Next Story

Çështje Muajsh Largimi nga Pushteti i Erdogan & Ramës

Latest from Info