2 Panukllat me Imunitet & “2222” Anëtarët e Organizatës Politike Kriminale

Demokraci? Kurrësesi!

Demokraturë? Po! Ndoshta po, një neologjizmë që i shkon më përshtat sitemit amorf, por që për shkak të pluralizmit partiak, sepse nuk është pluralizëm politik, e quajnë demokraci.

Shikoni se çfarë vend është Shqipëria dhe çfarë popull janë shqiptarët.

Në historinë e qeverisjeve nga dy forcat kryesore politike, kurrë më parë nuk është hasur ky fenomen kriminal, korruptiv ekonomik dhe institucional (legjislativ & administrativo-ekzekutiv), me kryetarë bashkish, deputetë, ministra, drejtues të niveleve të larta të administratës publike, nën hetim, të dënuar, të burgosur dhe të arratisur, si dhe me disa që ende i mbron dhe i ruan pushteti, për të mos kaluar hekurat e ftohtë të qelive.

Nuk është e nevojshem të filozofojmë dhe të tjerrim fjalë, fraza dhe paragrafë pafund, shkurt dhe qartë duhet të themi se:

Një parti politike, në qeverisje, me shifra të tilla alarmante, personash të evidentuar, hetuar, dënuar, ndëshkuar nga sistemi i drejtësisë, për korrupsion, vjedhje, trafiqe, kontrabanda, cënim dhe vjedhje prone etj., kaq të shumtë në numër, me qindra, e qindra, kjo parti politike pra plotëson të gjitha kushtet shkak-pasojë-rezultante që të cilësohet dhe të trajtohet si Organizatë Kriminale, i gëzon të gjitha karakteristikat e një organizate të organizuar kriminale dhe funksionon me hierarki strikte dhe degëzime piramidë deri në bazën e pushtetit, duke krijuar një qeveri-shtet të korruptuar në sistem.

Hajdutë që kapen me “presh” dhe që Media e blerë dhe palaçot gazetarë dhe analistë, që paguhen shtrenjtë, përtypin dhe mbllaçitin vallaha ide dhe analiza, zgajten dhe enden studiove duke folur për situatën dhe personat në hetim, të gjithë thonë të njëjtat gjëra dhe asnjë nuk thotë asgjë, përkundrazi në sytë e popullit i bëjnë edhe më “Goliathë”, të pamposhtshëm.

Analistë dhe gazetarë që e shkatërruan popullin, teksa non-stop thonë fraza shabllone si: “nuk i gjen gjë”, “hetimi është kot”, “nuk kanë për t’u dënuar në fund”, “populli fle”, “Rama e ka mirë me ndërkombëtarët”, “Ramën do e keni në pushtet edhe 50 vite” e të tjera si këto. Të gjitha me një funksion, konsolidimin e demokraturës, sepse për këtë paguhen shtrenjtë. Si është e mundur që një gazetar, analist, intelektual të thotë nga mëngjesi në darkë të tilla shprehje dekurajuese për popullin?! Këta gazetarë dhe analistë duhet të dënohen!

Hajduti nuk komentohet, as nuk vërdalloset si personazh i ditës ekraneve, hajduti dënohet dhe burgoset, dhe kur drejtësia dhe shteti nuk e bëjnë këtë, gazetarët, analistët dhe opozita nxjerrin popullin në rrugë, që të shkojë vetë populli për t’i arrestuar dhe burgosur.

Nuk ka pse të nxjerrim më në Media Xhaçkën dhe Beqajn, Veliajn dhe malinjat e tjerë. Embargo hajdutëve nga ekranet dhe temave të tyre. Pritet 1 apo 2 muaj drejtësia të veprojë, nëse nuk verpon del populli në rrugë dhe i jep drejtim pushtetit malinjë.

***

Popull në kurbet dhe hajdutët me imunitet.

Vendi ku opozita e paguar dhe e marrë peng, gjymtohet dhe një drejtësi që e end gjykatave logon dhe identitetin e një partie, që e ka çuar në “therrtoren” drejtësi vetë ish kryetari i saj, hazardi politik Basha.

Popull që qeveria i jep dajak me gjoba dhe maskarenj hajdutë pushtetarë me gjobat dhe taksat e njerëzve të punës, pasurohen. Por pasurohen edhe me borxhet që marrin për popullin, në emër të popullit nga bankat dhe institucionet ndërkombëtarë.

Mos flisni për për demonët! Mbyllini ekranet! Këtë e kam për ju popullin që nuk kemi shkuar akoma në “ps”!

Kur të informoheni se edhe pas 2 muaj hajduti politikan Beqja, për shembull, apo hajdutja Xhaçka dhe hajdutët profesionistë pra, të kapur me fakte për vjedhje dhe abuzime nuk janë dënuar, atëherë hyni në parlament, në institucione, nxirrni jashtë monstrat, merrni pushtetin dhe kaloni në zgjedhje.

***

Një kryeministër që nuk kontrollon dot veprimtarinë e vartësve të tij, është I RREZIKSHËM, jo i paaftë.

Kjo qeveri ka vite e vite, por sidomos këto 3 vite, që vetëm i arrestohen dhe burgosen drejtues institucionesh dhe kryeministri vazhdon dhe mban pushtetin.

Zv.Kryeministrin e ka në arrati kjo qeveri dhe sërish qeveria e fruta-perimeve nuk bie, por edhe sepse Basha i opozitës, i gjysmës së popullit, ja mori vulën popullit dhe ja hodhi në “pusin” gjykatë.

E kam bindje, që edhe popull të mos ketë në atë vend, një “dorë” nga jashtë do ta shpallë qeverisjen e shqiptarëve Organizatë Politike Kriminale. Çdo gjë tani e në vazhdim është çështje kohe!

Previous Story

Irani i Premton Izraelit, Hakmarrje!

Next Story

Imazhi i Realitetit & Virtualiteti i Imazhit që Degjeneron Shoqërinë - Big Brother - Djalli Fshihet në Detaje

Latest from Opinione