Moska forcon pozicionin e saj dhe shkon “deri në fund”.
Përfaqësuesi i Federatës Ruse, Vassili Aleksejevich Nebenzia, kërkoi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së “dorëzimin e pakushtëzuar të Ukrainës” për të ndalur operacionet e Rusisë kundër “regjimit ukrainas”, siç e përshkroi ai.
Deklaratat e tij në detaje:
Kërkesa formulohet për herë të parë dhe të kujton ultimatumin e Aleatëve, Bashkimit Sovjetik, SHBA-ve dhe Britanisë ndaj Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore, pas konferencës së Teheranit.
Çfarë do të thotë kjo? Që Moska të forcojë pozicionin e saj dhe të braktisë kërkesën e moderuar për të zbatuar marrëveshjet e Minskut, që u lidhën për të mbrojtur komunitetin rusisht-folës të Rusisë pas vitit 2014.
Ukrainasit tërhiqen nga Chasiv Yar lindor, por vazhdojnë “goditjet” ruse.
Ukrainasit braktisin pozicionet e tyre në Chasiv Yar lindor dhe tërhiqen në bregun perëndimor të lumit Severski Donets për të mbrojtur tre urat dhe sektorin perëndimor të qytetit.
Sulmi i rusëve është i ashpër dhe me bombardimet masive të Forcave Ajrore Ruse dhe Artilerisë ruse krijojnë kushte mbytëse për ukrainasit.
Kalimi i lumit Severski Donets do të jetë një operacion veçanërisht i vështirë për rusët dhe vlen të përmendet se Chasiv Yar është ndërtuar një kodër, e cila ofron avantazhe të rëndësishme për ukrainasit, për t’u mbrojtur.
Nuk do të ishte ekzagjerim të thuhet se pjesa më e madhe e qytetit është një kodër e lartë.
Chasiv Yar është një objektiv i rëndësishëm strategjik, por në realitet është ura lidhëse që kërkojnë rusët, për të vënë më pas në shënjestër Kostandinovka dhe Kramatorsk-Slaviansk.
Kostandinovka u sulmua rëndë nga mori dronësh dhe raketash, që goditën depot e municioneve dhe rezervuarët e karburantit të forcave ukrainase.
Është një qytet i cili para luftës kishte një popullsi prej 65.000 banorësh dhe është qendra kryesore ushtarake në Donbass qendror pas rënies së Bakhmutit.
Në Donbasin verior, këtë rol e luajnë qytetet Slavyansk-Kramatorsk.
Kjo është situata tejet e rënduar e Ukrainës përballë Rusisë, situatë që tregon se Ukraina e vetme do të bjerë shumë shpejt, ndaj dhe kërkesa e Rusisë në OKB.