Suedia: Forcon Strehimoret Bërthamore – “Qytetarët Duhet të Përgatiten Mendërisht për Luftë”

/

Suedia hedh miliona për mbrojtjen.

Qeveria suedeze njoftoi sot se do të shpenzojë 385 milionë krona shtesë (rreth 33 milionë euro) për të forcuar strehimoret e saj bërthamore, shërbimet e urgjencës dhe mbrojtjen civile, pasi paralajmëroi se vendi duhet të përgatitet për luftë.

Suedia, e cila u bashkua me NATO-n në fillim të marsit, po investon për të përmirësuar funksionimin e shërbimeve të urgjencës në rast konflikti, për të forcuar sigurinë e saj kibernetike dhe për të rimbushur rezervat e saj të ilaçeve, tha Ministri i Mbrojtjes Carl-Oscar Bolin gjatë një konference për shtyp.

Fondet do të përdoren gjithashtu për modernizimin e strehimoreve bërthamore, furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së transportit. “Situata në aspektin e politikës së sigurisë është përkeqësuar për një kohë të gjatë”, u tha Bolin gazetarëve. Ministri bëri bujë në janar kur tha në një konferencë të mbrojtjes se “mund të ketë luftë në Suedi”. Pak më vonë, kreu i forcave të armatosura suedeze, Mikael Biden, tha se suedezët duhet “të përgatiten mendërisht për luftë”.

Suedia kishte shkurtuar shpenzimet e saj ushtarake që nga fundi i Luftës së Ftohtë, por e ndryshoi trendin pasi Rusia aneksoi Krimenë në 2014.

Në mars 2022, pas pushtimit të Ukrainës, Suedia njoftoi se do të rriste më tej këto shpenzime për ta sjellë atë “sa më shpejt të jetë e mundur” në 2% të PBB-së, një objektiv i vendosur nga NATO. Qeveria njoftoi në fund të 2023 se kjo do të ndodhte në vitin 2024. Buxheti i mbrojtjes civile të Suedisë arrin në 6.5 miliardë korona (565 milionë euro), sipas agjencisë së lajmeve TT. Agjencia suedeze e urgjencës civile (MSB), e cila është përgjegjëse për koordinimin e përgatitjeve për krizën, po kërkon një buxhet prej 20 miliardë koronash.

Autoritetet suedeze në vitin 2015 e rikthyen konceptin “e mbrojtjes totale” dhe e forcuan këtë përpjekje pas pushtimit të Ukrainës në 2022 duke emëruar një Ministër të Mbrojtjes Civile.

Previous Story

Ungjilli Sipas Mateut 6:1-34

Next Story

Rusia Kërkoi nga OKB "Dorëzimin Pa Kushte të Ukrainës"!

Latest from Info