Në kuadrin e “çmendurisë” për “ndryshimin e klimës” shpiken “zgjidhje” gjithnjë e më jo demokratike.
Ministria Federale Gjermane e Transportit ka lëshuar një paralajmërim paranojak për ndalimin e makinave në fundjavë për të reduktuar emetimet e transportit nën kufijtë e dakorduar!
Natyrisht, kjo është një perspektivë antidemokratike, e cila, nëse zbatohet, do të ndiqet si shembull nga pjesa tjetër e qeverive europiane, gjoja për “të mirën tonë”.
Fuqia e ndryshimeve klimatike u ka dhënë qeverive të drejtën të marrin masa antidemokratike që u përshtaten vetëm regjimeve totalitare.
Për një “manovër” të ministrit Volker Vissing (FDP) për “të shkëputur vëmendjen nga dështimet e tij”, organizata mjedisore Greenpeace e fajëson atë, ndërsa të Gjelbrit gjithashtu e refuzojnë propozimin, pasi e dinë se zgjedhjet do të mbahen në shtator 2025, dmth pak më shumë se një vit.
Më konkretisht, BILD u zbuloi drejtuesve të grupeve parlamentare të Bundestagut se ministri i Transportit, duke iu referuar debatit disamujor për legjislacionin për klimën, thekson se “fakti që legjislacioni nuk ka hyrë ende në fuqi shkakton pasiguri të konsiderueshme ligjore dhe praktike, që nuk i shërben as klimës dhe as reputacionit të qeverisë”.
Madje ai paralajmëron se nëse kjo nuk ndodh deri në mesin e korrikut, do të duhet të reagojë me ndalim të makinave, pasi siç pohon ai, kjo është e vetmja mënyrë për të ulur emetimet në këtë sektor!
“Ky pretendim është thjesht i rremë. Një ministër nuk duhet të shkaktojë shqetësim të pabazë për qytetarët”, tha nënkryetarja e grupit parlamentar të të Gjelbërve, Julia Ferlinden për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.
Tashmë popullariteti i qeverisë Scholz është literalisht në fund dhe vlerësimet tregojnë se nëse zgjedhjet do të mbaheshin në këtë kohë, kolapsi i SPD-së dhe “të Gjelbërve” do të ishte tërësor.
Megjithatë, edhe nëse kjo masë thellësisht joliberale nuk zbatohet, vetëm fakti që u prezantua si zgjidhje do të thotë shumë për të ardhmen e afërt të të gjitha vendeve në Perëndim.
Organizata mjedisore Greenpeace e interpreton “kërcënimin” e ministrit të transportit si “një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga gabimet e politikës së tij”.
Ministri po përpiqet “me paturpësi dhe në mënyrë të paqartë t’i kthejë pasojat e dështimit të tij në presion politik”, i tha gjithashtu DPA-së shefja e trafikut të organizatës, Clara Thompson, duke theksuar se Wissing ka bllokuar çdo masë mbrojtëse për klimën në këto dy vjet, ndaj dhe tani po “vizaton skenarë tmerri në mur që të mos jetë e nevojshme të bëjë asgjë”.
Greenpeace e përqendron vëmendjen e saj kryesisht në zgjerimin dhe modernizimin e transportit publik dhe lidhjeve hekurudhore.
Sektori i transportit ka tejkaluar në mënyrë të përsëritur kufijtë ekzistues të emetimit të karbonit dhe të hënën pritet që Paneli i Ekspertëve të Klimës të konfirmojë problemin, duke vënë në dukje se ministria e transportit duhet të paraqesë menjëherë një plan për ta rikthyer sektorin në rrugën e duhur, për arritjen e qëllimeve, raporton Televizioni publik gjerman ARD.
Sipas rregullave aktuale, emetimet e gazrave të shkarkimit duhet të reduktohen me 65% në krahasim me 1990 deri në vitin 2030.
Kjo, për t’u përkthyer drejt në ndërgjegjen e të gjithë qytetarëve, do të thotë privim shumë i madhe nga standardet e tyre të jetesës.
Privim aq i madh, sa nuk mund të tolerohet…