Imazhe & Video të Pabesueshme: Dubai “Zhytet” në Ujë & Shkretëtira Kthehet në “Det”!

/

Në internet publikohen video të pabesueshme dhe tregojnë se Dubai është “zhytur” në ujë dhe shkretëtira jashtë qytetit është kthyer në një “det”!

Qershorin e kaluar, Princi i Kurorës i Dubait, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, miratoi një fond prej 21.8 miliardë dollarësh për të zgjeruar dhe ridizajnuar sistemin e kullimit. Në janar, një agjenci e re për menaxhimin e përmbytjeve u krijua në qytet.

Shiu, më i denduri në 75 vite, i cili e ktheu qytetin e Dubait në një lagunë të madhe, i kapërceu parashikimet.

Tani, ndërsa ujërat po tërhiqen, po zbulojnë shkallën e shkatërrimit nga stuhia historike që vrau 19 persona në Omanin fqinj dhe të paktën një në Dubai.

Nuk janë vetëm imazhet e kaosit në aeroportin e Dubait, i cili është gjithashtu më i ngarkuari në planet, me udhëtarët e grumbulluar që shtrihen në dysheme për të fjetur.

As supermakinat ultraluksoze që u varrosën nën tonelata ujë, nuk shpëtuan dot. Janë rrugët, trotuaret madje edhe bulevardi i famshëm Sheikh Zayed me 12 korsi që u përmbyt totalisht, duke shkaktuar bllokim trafiku prej orësh edhe në pjesët “e thata” të tij, por u mbytën edhe shtëpi të cilat nuk janë më të banueshme.

Edhe në gradaçiela banorët u detyruan të ngjisnin dhjetëra kate me shkallë, pasi ashensorët e bodrumeve ishin përmbytur dhe banesa e tyre nuk kishin as ujë, as energji elektrike, as telefon, si dhe as lidhje interneti.

E ndërsa në disa lagje lëviznin me gomone, një pjesë e Metrosë së qytetit është e dëmtuar.

Autoritetet vendore nuk kanë ende informacione për vlerën totale të dëmeve të shkaktuara. Në fund të fundit, cisternat ende po pompojnë ujin dhe baltën nga zonat më të prekura.

Shkencëtarët thonë se temperaturat gjithnjë e më të nxehta në Dubai dhe natyrisht në rajon dhe më gjerë, kanë kontribuar në motin e keq dhe mendohet se kjo do të ndodhë më shpesh në të ardhmen.

Ajri i ngrohtë mund të mbajë më shumë lagështi (rreth 7% për çdo gradë Celsius shtesë), gjë që mund të rrisë intensitetin e reshjeve.

Previous Story

Rezultatet e një Raporti Japonez Janë Tronditëse - Vdekjet nga Kanceri u Rritën pas Vaksinimeve Masive Kundër Covid

Next Story

Analiza 'Politico': Si Telefonata e Zelenskit në Vitin 2019 e Bëri Trumpin të Urrente Ukrainën

Latest from Info