Thriller me Dy Avionë të “Emirates” në Athinë – Ulen të Shoqëruar nga Flota Ajrore Ushtarake F16

/

Dy fluturime të kompanisë “Emirates”, njëri i destinuar për në New York detyrohet të ulet, teksa ishte nisur nga Athina. Por Italia dhe Franca nuk lejuan uljen e avionit në territoret e tyre, ndaj dhe avioni u kthye në Athinë sërish, nga ku ishte nisur, por duke fluturuar vetëm mbi sipërfaqe detare.

Ndërsa avioni i dytë i së njëjtës kompanie, nuk u lejua të nisej, me destinacion Dubain.

Avioni i parë, në uljen e tij u shoqërua nga flota ajrore ushtarake greke, për të siguruar ulje pa incidente.

Pas uljes pasagjerëve të të dy avionëve po u bëhet kontroll i imtësishëm.

Ulja e njërit avion dhe ndalimi i tjetrit, u bë pas një njoftim të CIAs amerikane për person të dyshuar në bord.

Në aeroportin e Athinës “El. Venizelos” njësia e Antiterrorizmit, siç bëri me dije CIA për një të dyshuar arab në fluturimin EK 209, vazhdon kontrolli.

Në orën 21:56 (ora lokale), fluturimi EK 209 i ‘Emirates’, i cili ishte nisur nga Athina, me destinacion New York, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës. Po kontrollohen udhëtarët, pasaportat dhe bagazhet e tyre.

Më parë, fluturimi i dytë, EK 209, ishte nisur dhe ishte mbi Itali (Sardenjë) kur pilotit iu tha të ulej menjëherë, ai nuk mundi të ulej. As Franca dhe as Italia nuk e lejuan avionin të ulej në ndonjë nga aeroportet e tyre dhe kështu ai u kthye në Athinë, pikënisja e itinerarit.

Në fakt, avioni, një Boeing 777, ndryshoi itinerarin dhe doli vetëm mbi det, duke shmangur fluturimin mbi tokë.

Fluturimi EK 209, me 228 pasagjerë, përfshirë një foshnjë dhe një ekuipazh prej 18 vetash, që nga momenti kur hyri në hapësirën ajrore greke, u shoqërua nga dy F16 të Forcave Ajrore, të cilët u ngritën në orën 21:09 nga baza e Sudës.

Avioni i ‘Emirates’ ishte 120 milje në jugperëndim të Kalamatës kur avionët luftarakë u urdhëruan të ngriheshin. NATO dha urdhrin.

Sipas informacioneve, nga kulla e kontrollit i kanë dërguar ekuipazhit karakteristikat e personit që kanë treguar, një kopje të pasaportës së tij. Është bërë kontroll dhe nuk është gjetur asgjë, por dyshohet se ai udhëtonte me gjeneralitete të rreme.

Tani, avioni i ‘Emirates’ është izoluar në njërën anë të pistës dhe pasagjerët dhe bagazhet po kontrollohen. Avioni nuk pritet të largohet nga Greqia sot.

Në orën 22:06 fluturimi EK 210 i ngecur në tokë është nisur për në Dubai, pasi ka përfunduar kontrolli i pasagjerëve.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Deklarata e Çuditshme e Zakharova: "Rusia Është e Hapur për Negociata, Duke Marrë Parasysh 'Faktet e Reja'"

Next Story

Zelenski: "Nuk do u Japim As Edhe Një Centimetër Tokë Pushtuesve Rusë"

Latest from Info