Më Momentin e Pulsimit të Qepallave, Truri Përpunon Informacionin Vizual!

/

Gjatë procesit të hapjes dhe mbylljes së qepallave, pulsimit të tyre, truri përpunon informacionin vizual.

Studiuesit në Universitetin e Rochester-it kanë zbuluar se thjesht hapja dhe mbyllja e syve luan një rol të rëndësishëm në përpunimin e informacionit vizual nga truri.

Duke studiuar lëvizjet e syve të pjesëmarrësve në një sallë dhe duke analizuar stimujt vizualë, studiuesit zbuluan se hapja dhe mbyllja e qepallave përmirëson aftësinë e njeriut për të njohur motive të mëdha, vazhdimisht të ndryshueshme. Kjo ndodh sepse hapja dhe mbyllja e qepallave ndryshon modelet e dritës që godasin retinën, duke krijuar një sinjal vizual unik për trurin.

“Kjo i shtohet një numri në rritje të provave që sugjerojnë se sistemi vizual është veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve kohore dhe i përdor ato për të përftuar informacionin hapësinor” tha autori i studimit Michele Rucci.

Rezultatet tregojnë se hapja dhe mbyllja e syve nuk është vetëm një mekanizëm lubrifikimi i syve, por edhe një hap i rëndësishëm në procesin e mbledhjes së informacionit, që lehtëson përpunimin vizual. Kjo ndihmon në kompensimin e humbjes së perceptimit shqisor kur mbyllim sytë.

Përveç kësaj studimi nxjerr në paj marrëdhënien midis aktivitetit motorik dhe perceptimit shqisor. Për shembull, gjuha e trupit ndihmon trurin të kuptojë hapësirën, kush shohim, kur nuhasim ose kur prekim.

Është gjetur një arsye pse njerëzit i mbyllin sytë më shpesh sesa duhet, për të mbajtur sytë të hidratuar.

Shkencëtarët kanë studiuar sesi hapja dhe mbyllja e qepallave ndikon në shikim.

Vezullimi i mban sytë me lagështi, por njerëzit i mbyllin sytë shumë më shpesh sesa duhet për të hidratuar dhe hequr mbeturinat. Studiuesit në Universitetin e Rochester-it kanë zbuluar se veprimet e pavullnetshme luajnë një rol më të madh sesa mendohej më parë, në përpunimin e informacionit vizual.

Për një kohë të gjatë, mendohej se pulsimi ishte kryesisht për të pastruar pluhurin dhe mbeturinat nga sytë për të parandaluar infeksionin dhe lëndimin. Është me të vërtetë e rëndësishme, por reagimi duket paksa i ekzagjeruar: Mesatarisht, njerëzit mbyllin sytë deri në 20 herë në minutë, ose gati 20.000 herë në ditë. Edhe pse çdo hapje-mbyllje zgjat vetëm 0,1 deri në 0,4 sekonda, ajo përfaqëson rreth 8% të kohës së zgjimit.

Studiuesit gjurmuan lëvizjet e syve të njerëzve teksa vëzhgonin stimuj të ndryshëm, si motive me nivele të ndryshme detajesh. Për të mësuar sesi hapja dhe mbyllja e qepallave ndikon në shikim dhe sesi truri i përpunon këto fotografime, shkencëtarët kombinuan të dhënat e mbledhura me modele kompjuterike dhe analiza spektrale.

Analiza tregoi se lëvizja e shpejtë e qepallës gjatë vezullimit ndryshon modelet e dritës, duke stimuluar retinën dhe duke dërguar një lloj tjetër sinjali vizual në tru, nga ai që dërgohet kur sytë tanë janë të hapur dhe të fokusuar në diçka. Në praktikë, hapja dhe mbyllja e qepallave i ndihmon njerëzit të shohin “fotografinë e madhe” të një skene dhe të vërejnë motive / modele në shkallë të gjerë, motive që ndryshojnë ngadalë.

Kështu, në kundërshtim me atë që besoj deri më tani, hapja dhe mbyllja e qepallave përmirëson në vend që të prishë përpunimin vizual, duke kompensuar plotësisht humbjen e ekspozimit ndaj stimujve.

Previous Story

Si Shpëtuan Avionët nga Përplasja (video)

Next Story

Guterres Paralajmëron: "Lindja e Mesme Është në Prag të Një Lufte të Përgjithëshme"!

Latest from Info