Guterres Paralajmëron: “Lindja e Mesme Është në Prag të Një Lufte të Përgjithëshme”!

/

“Një përllogaritje e gabuar mund të çojë drejt së paperceptueshmes!”

Lindja e Mesme është në “buzë të greminës”, drejt një “lufte të përgjithshme rajonale”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së para Këshillit të Sigurimit, duke denoncuar “ferrin njerëzor” të krijuar nga operacionet izraelite në Gaza.

“Ditët e fundit kemi parë një përshkallëzim të rrezikshëm, me fjalë dhe veprime në Lindjen e Mesme”, tha Antonio Guterres.

“Një përllogaritje e gabuar, një keqkomunikim, një keqkuptim, mund të çojë në të paperceptueshmen, në një luftë të përgjithshme rajonale që do të ishte katastrofike për të gjithë të përfshirët dhe për pjesën tjetër të botës”, tha ai, duke dënuar në veçanti sulmin e paprecedent të Iranit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar.

“Ky moment rreziku maksimal duhet të jetë një moment i vetëpërmbajtjes maksimale”, theksoi Sekretari duke apeluar se: “Është koha për t’i dhënë fund ciklit të përgjakshëm të hakmarrjes”.

“Kemi një përgjegjësi kolektive për t’i trajtuar këto rreziqe dhe për ta zhvendosur rajonin nga buza e greminës” këmbënguli ai, “duke filluar nga Gaza”.

Shefi i OKB-së denoncoi operacionin izraelit në territorin palestinez në termat më të ashpër të mundshëm, duke përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, akses të papenguar në ndihmën humanitare dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Në Gaza, gjashtë muaj e gjysmë operacione ushtarake izraelite kanë krijuar një ferr humanitar” tha ai, duke iu referuar dy milionë palestinezëve që përballen me “vdekjen, shkatërrimin, mohimin e ndihmës jetike humanitare” dhe urinë.

“Numri i të vdekurve është dërrmues dhe i paprecedent, në ritëm dhe shkallë, gjatë gjithë kohës sime si sekretar i përgjithshëm” (që nga viti 2017), theksoi ai.

“Dhe e gjithë kjo po ndodh me kufizime të mëdha të vendosura nga autoritetet izraelite lidhur me ndihmën për popullin e Gazës, i cili po përballet me urinë masive.”

“Situata në Bregun Perëndimor të pushtuar është e jashtëzakonshme.”

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së foli në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për situatën në Gaza, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të rajonit, përfshirë Jordaninë dhe Iranin.

Votimi në Këshillin e Sigurimit për kërkesën palestineze për t’u bërë një shtet anëtar i plotë i Organizatës do të bëhet më vonë, ka konfirmuar presidenca malteze. Kërkesa pritet të bllokohet nga SHBA, aleati i Izraelit, pasi nëse pranohet do të thotë njohje de facto e shtetit palestinez.

Guterres shprehu gjithashtu shqetësim për “situatën në Bregun Perëndimor të pushtuar”, duke bërë thirrje për “shpërshkallëzimin” pasi “më shumë se 450 palestinezë, përfshirë 112 fëmijë” janë vrarë që nga 7 tetori, “shumica nga forcat izraelite gjatë operacioneve dhe gjatë shkëmbimeve të zjarrit midis forcave të armatosura izraelite dhe palestinezëve.

Të tjerët u vranë nga kolonë të armatosur izraelitë, ndonjëherë në prani të forcave izraelite të sigurisë, që dyshohet se nuk bënë asgjë për të parandaluar këto vdekje” tha ai, duke bërë thirrje që “Izraeli të ndërmarrë veprime të menjëhershme për t’i dhënë fund dhunës së paprecedent të kolonëve”.

Previous Story

Më Momentin e Pulsimit të Qepallave, Truri Përpunon Informacionin Vizual!

Next Story

Rusia Armatos Iranin - Amerika i Jep Izraelit Fjalën e Fundit të Teknologjive të Reja Luftarake

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është