Kundër presidentit gjerman u zhvillua një demonstratë në aeroportin e qytetit.
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka nisur sot një vizitë zyrtare treditore në Turqi. Mirëpo, vizita nisi në mënyrë të papritur, pasi në aeroport nuk u prit nga presidenti turk Tajip Erdogan, apo ndonjë zyrtar tjetër i lartë qeveritar, por nga guvernatori i Stambollit.
Ky është një refuzim diplomatik i Gjermanisë, si për aspektet e marrëdhënieve gjermano-turke, ashtu edhe për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Izraelit në kurriz të palestinezëve.
Njëkohësisht, takimi i parë i planifikuar i Steinmeier ishte me kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet si rivali kryesor i Erdoganit.
Megjithatë, Steinmeier ishte me fat. Nëntorin e kaluar, gjatë vizitës së tij në Katar, asnjë zyrtar nuk shkoi ta priste në aeroport.
Një trajtim të ngjashëm, si paralajmërim, pati një javë më parë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili në vizitën e tij zyrtare në Kinë, u prit nga një nënkryetar bashkie.
Megjithatë, presidenti gjerman u prit nga demonstruesit të cilët e quajtën atë “vrasës” për qëndrimin e tij për çështjen palestineze.
Shikoni këtu postimin përkatës në “X”!