Makth, Distopia u Bë Realitet!

/

FDA amerikane miratoi prodhimin dhe qarkullimin e mishit sintetik të shpendëve!

Një realitet i zymtë po krijohet për qytetarët e shoqërive perëndimore pasi tanimë ata, literalisht nuk do të dinë se çfarë po hanë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i zhvilluar me metoda laboratorike dhe i destinuar për konsum nga njerëzit.

Ky është mishi i pulës që është kultivuar në laborator, duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla!

Së fundmi kemi publikuar një artikull lidhur me mishin sintetik që do të krijohet nga bimët dhe do të prodhohet nga kompjuterët dhe së shpejti do të hahet nga europianët dhe arsyeja e gjithë kësaj do të jenë kigurisht edhe sanksionet kundër Rusisë.

Kompania izraelite ‘Redefine Meat’ po bën një zëvendësues të mishit që do të përdoret për të trajtuar krizën ushqimore.

Kompania së fundmi arriti një marrëveshje me importuesin me bazë në Itali, ‘Giraudi Meats’.

Por ajo që është edhe më e mirë është se, siç raportohet nga Reuters (maistream i fundit MME) përmes ‘Giraudi’, ky mish sintetik do të jetë i disponueshëm në restorante dhe kasapë në Francë këtë muaj, më pas në Itali, Greqi dhe Suedi deri në fund të vitit dhe në dhjetëra vendeve të tjera vitin e ardhshëm do të gjendet në treg!

Tani lajmi ka të bëjë me një produkt të prodhuar nga kompania ‘Upside Foods’, e cila përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish brenda rezervuarëve të bioreaktorëve inoks.

Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurtë për njerëzit dhe FDA ra dakord.

“Bota po përjeton një revolucion ushqimor dhe FDA është e përkushtuar të mbështesë inovacionin në furnizimin me ushqime”, thuhet në një deklaratë të lidhur nga zyrtarët e autoritetit mbikëqyrës kompetent.

Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBAsë.

Pula e rritur në laborator iu servir pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare të Klimës COP27 në Egjipt, sipas Reuters.

Atë që shihnim në filmat distopikë, do ta përjetojmë në shkallën superlative në vitet në vijim.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Dostojevski në Prag Pushkatimi

Next Story

Bombardime Masive Ruse në të Gjithë Ukrainën - Do të Dorëzohet Perëndimi?

Latest from Info