Fuqia e Lutjes – Lutja për Bekim në Familje

/

Një trisai thuhet para lutjes për një bekim në familje, në emër të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë.

Lavdi më ty o Perëndia ynë, Lavdi më Ty.

Zoti i Shenjtë, i Shenjtë Fuqiplotë, i Shenjtë i Pavdekshëm na mëshiro!

Lavdi Atit dhe Birit dhe Frymës së Shenjtë, tani dhe përgjithmonë dhe në jetë të jetëve. Amin!

Trini e Shenjtë ki mëshirë për ne. Zot, fali mëkatet tona. Zot, fali paudhësitë tona. Eja në ne dhe shëro sëmundjet tona, falë emrit tënd.

Zot ki mëshirë, Zot ki mëshirë, Zot ki mëshirë.

Lavdi Atit dhe Birit dhe Frymës së Shenjtë, tani dhe përgjithmonë dhe në jetë të jetëve. Amin!”

Dhe më pas themi lutjen, “Ati ynë që je në qiell…”.

Dhe më tej të lexojmë Psalmet si më poshtë:

Psalmi 100

1. Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

2. I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

3. Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

4. Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

5. Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

Psalmi 128

1. Lum kushdo ka frikë nga Zoti dhe ecën në rrugët Tij.

2. Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

3. Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

4. Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

5. Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

6. Po, pafsh bijtë e bijve të tu! Paqja qoftë mbi Izraelin!

Previous Story

Qindra Arkivole me Trupa Ushtarësh të NATO-s po Kthehen nga Ukraina

Next Story

Jeronti Paisios: Kur Dikush Përparon Shpirtërisht, Nuk Përfiton Vetëm Ai, por edhe të Tjerët…

Latest from Info