Santorini Ishulli më i Mirë në Europë për Turistët Amerikanë

/

Për të njëmbëdhjetën herë radhazi, ishulli cikladik merr çmimin.

Greqia mbetet një nga destinacionet më të njohura europiane për turistët amerikanë në vitin 2024.

Ky fakt u konfirmua edhe në 2024 Leisure Lifestyle Awards, ku Greqi fitoi nderimet kryesore.

Greqia doli fituese për të tretin vit radhazi në kategorinë “Atraksionet më të mira historike, ndërkombëtare”, ndërsa Santorini zuri vendin e parë në kategorinë “Ishulli më i mirë në Europë” për të njëmbëdhjetën herë radhazi. Në të njëjtën kohë, Mykonos u rendit i 3-ti në kategoritë “Ishulli më i mirë në Europë” dhe “Plazhet më të mira ndërkombëtare”.

Çmimet Leisure Lifestyle Awards 2024 u organizuan këtë vit për të 12-in vit nga revista e udhëtimeve “Global Traveler”.

Votimi në fjalë u zhvillua nga data 15 korrik 2023 deri më 8 mars 2024 me pjesëmarrjen e mijëra lexuesve të revistës dhe mediave dixhitale të saj, të cilët regjistruan preferencat e tyre në destinacione amerikane brenda vendit dhe ndërkombëtare, si dhe ofruesit e shërbimeve për argëtim, luks dhe aventurë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet të enjten, më 16 maj në The Union League në Filadelfia. Çmimet greke do të merren nga kreu i Shërbimit EOT të SHBA dhe Amerikës së Veriut, Konstantinos Harokopos.

Previous Story

Simbolikat në Apokalipsin e Joanit

Next Story

Misioni i Përhershëm i Federatës Ruse në Bashkimin Europian - Deklaratë

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është