Simbolikat në Apokalipsin e Joanit

/

Libri i Apokalipsit është një rrëfim i vizioneve që pa Joani ku gjejmë një sërë përshkrimesh dhe simbolikash alegorike.

Simbolizmi përdoret për të përcjellë një mesazh të larmishëm që prek lexuesin / besimtarin në një nivel intelektual dhe emocional. Por ato duhet të interpretohen drejt, përndryshe ekziston rreziku i keqinterpretimit të mesazheve. Disa komentues kanë dhënë interpretime të bazuara në logjikën njerëzore, imagjinatën e tyre dhe të ndikuar nga interpretimet e tyre personale të profecive të lidhura. Është shumë e rëndësishme, për të gjetur interpretimin e simbolikës, t’i referohemi vetë Biblës së Shenjtë. Ka disa rregulla të thjeshta që mund t’i përdorim në përpjekjen tonë për të interpretuar profecitë e Apokalipsit.

Për të interpretuar një simbolikë, së pari duhet t’i referohemi vetë librit të Apokalipsit. Për shembull, në vargun 17:1 një engjëll i thotë Joanit: “Eja, do të të tregoj gjykimin e prostitutës së madhe, që ulet mbi shumë ujëra”. Më poshtë në vargun 15 është interpretimi i simbolikës së ujit: “Ujërat që pe, ku ulet prostituta, janë popuj dhe turma, kombe dhe gjuhë.” Në vargun 12:15, simbolika e ujit përsëritet “dhe gjarpri derdhi nga goja e tij, pas gruas, ujë si lumë, për ta rrëmbyer lumi”, në vend që të spekulojmë dhe të kërkojmë diku tjetër, interpretojmë simbolikën e ujit ku mund të përdorim interpretimin që na ofron vetë teksti i Apokalipsit: “gjarpri e ndjek gruan” me ujë si lumë, domethënë “popull dhe turma, dhe kombe dhe gjuhë”.

Por kur disa alegori nuk interpretohen qartë brenda librit të Apokalipsit, duhet t’u referohemi të ashtuquajturave profeci apokaliptike, siç janë profecitë në librat e Danielit dhe Zakarisë, për të gjetur informacion. Për shembull, në kapitullin 13, Joani sheh një bishë që dukej si një leopard. Nëse në përpjekjen tonë për të interpretuar simbolikën e leopardit shikojmë për shembull në librin e Jeremias, atëherë do të shohim se leopardi simbolizon paaftësinë e njerëzve për të ndryshuar natyrën e tyre mëkatare (“a mund të ndryshojë leopardi rrugët e tij?” Jeremia 13 : 23).

Megjithatë, libri i Jeremisë nuk duhet të jetë i pari, të cilit i referohemi për të gjetur kuptimin e simbolizmit. Duke studiuar profecitë që gjenden në kapitullin e shtatë të librit të Danielit, zbulojmë se simbolika e leopardit i referohet periudhës së perandorisë greke nën Aleksandrin e Madh (Danieli 7:6). Pra, ne duhet të përpiqemi të interpretojmë simbolikën e leopardit të kapitullit të 13të të Apokalipsit duke përdorur kuptimin e simbolikës që gjetëm në librin e Danielit.

Nëse nuk mund të gjejmë informacion për interpretimin e një simbolike në librat profetikë, atëherë duhet të shohim pjesën tjetër të librave të Biblës duke filluar nga Dhiata e Vjetër, pasi librat e Testamentit të Vjetër ishin “Shkrimet” në kohën e Joanit. Megjithatë, në këtë rast, ekziston mundësia që të shkojmë në interpretime të shumëfishta, pa qenë të sigurtë se cili është i saktë. Për të identifikuar interpretimin më të përshtatshëm, duhet të marrim parasysh kontekstin më të gjerë të secilit pasazh në Apokalips dhe të gjejmë një fragment përkatës në Dhiatën e Vjetër, që përshtatet sa më mirë që të jetë e mundur. Është gjithashtu e rëndësishme të shikojmë të gjitha pjesët ku përmendet kjo simbolikë dhe të përpiqemi të gjejmë një mesazh të përbashkët, në mënyrë që të mos e bazojmë interpretimin tonë në fragmente individuale, që mund të mbështesin një teori të preferuar.

Previous Story

Kulla Eifel: Kjo Është Arsyeja Pse Është e Paligjshme ta Fotografosh Gjatë Natës!

Next Story

Santorini Ishulli më i Mirë në Europë për Turistët Amerikanë

Latest from Info

Ati ynë!

Teksa studiojmë “Ati ynë” që na mësoi Jezu Krishti, kuptojmë gjithnjë e më shumë se është