Polonia, Franca, Britania & Gjermania i Dhanë Miratimin Ukrainës për të Goditur Objektivat Thellë Brenda Rusisë me Armë të NATO-s!

/

Vendet anëtare të NATO-s, njëra pas tjetrës, po heqin të gjitha kufizimet për përdorimin e armëve të NATO-s nga Ukraina, duke dhënë “dritën jeshile” për goditje ndaj objektivave ushtarake thellë në brendësi të Rusisë.

NATO ka vendosur të kalojë edhe një “vijë të kuqe” ruse. Nëse Rusia nuk reagon tani, hapi tjetër do të jetë dërgimi i forcave tokësore të NATO-s në Ukrainë.

Macron tha: “Ukraina duhet të jetë në gjendje të godasë bazat ushtarake në territorin rus”.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të marrë pjesë në 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi, në Francën veriperëndimore, më 6 nëntor, njoftoi sot homologu i tij francez Emmanuel Macron.

“Unë do të kem mundësinë, kur Presidenti Zelenski të vijë në Francë, me rastin e D-Day javën e ardhshme, ta mirëpres dhe më pas të flas në detaje për ta njoftuar për atë se çfarë do të bëjmë më shumë për mbështetjen e Ukrainës”, tha ai.

Emmanuel Macron tha se Kievit duhet të lejohet “të neutralizojë” bazat ushtarake nga ku Rusia lëshon raketat e saj kundër tokës ukrainase, mes debatit mbi përdorimin e armëve perëndimore në Rusi.

“Ata duhet të lejohen të neutralizojnë pozicionet ushtarake nga të cilat lëshohen raketat, pozicionet ushtarake nga të cilat po sulmohet Ukraina”, theksoi Makron.

Debati nëse do të përdoren apo jo në tokën ruse, armët perëndimore me të cilat është furnizuar Ukraina, po shkakton nervozizëm në Uashington dhe kryeqytetet europiane.

Më hezituesit deri tani, Roma dhe Berlini në veçanti, flasin për rrezikun e përshkallëzimit, zgjerimit të konfliktit, me rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne nuk duam përshkallëzim”, përsëriti Macron. “Ajo që ka ndryshuar është se Rusia ka përshtatur disi praktikat e saj” dhe po sulmon Ukrainën nga bazat e vendosura në Rusi.

Në të njëjtën linjë dhe Soltz, i cili nga ana e tij, preferoi të mos ishte plotësisht i qartë, por deklaroi se ligjërisht nuk do të kundërshtonte një qasje të tillë.

“Ukraina ka çdo mundësi për këtë, bazuar në ligjin ndërkombëtar. Duhet ta themi qartë, Ukraina është nën sulm dhe mund të mbrohet”, tha kancelari gjerman, duke mohuar raportet se qeveria gjermane donte që të ndalonte një gjë të tillë, me armët që ajo furnizon.

NATO po ushtron presion mbi kryeqytetet perëndimore që të heqin kufizimet që “u lidhin duart pas shpine ukrainasve”, siç shprehet Sekretari i Përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i kërkoi BE 27 të vendosë një ekuilibër midis frikës së përshkallëzimit dhe nevojës së ukrainasve për t’u mbrojtur, duke thënë se Kievi duhet të jetë në gjendje të godasë tokën ruse me armë perëndimore.

Poloni anjoftoi nga ana e saj se “nuk ka asnjë kufizim”.

Polonia ka njoftuar se i ka dhënë Ukrainës lejen për të përdorur të gjitha armët që i ka dhuruar për të goditur objektivat në tokën ruse.

Polonia ka dhuruar dymbëdhjetë avionë luftarakë MiG-29, 335 tanke dhe më shumë se 100 IFV, obus dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

“Autoritetet polake nuk e kufizojnë Kievin nga përdorimi i armëve polake kundër objektivave në territorin e Rusisë”, tha numri dy i Ministrisë polake të Mbrojtjes, Cezari Tomczik dhe shtoi se “Varshava po përgatit paketën e ardhshme, të 45-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Vëllimi i përgjithshëm i mbështetjes ushtarake për Kievin për periudhën që nga fillimi i operacionit special rus, arriti në rreth pesë miliardë dollarë”.

“Edhe Britania e Madhe ka lejuar Ukrainën të nisë sulme në territorin e Federatës Ruse. Mbretëria e Bashkuar ka miratuar tashmë përdorimin e raketave me rreze të gjatë Storm Shadow të furnizuara prej saj”, tha Yuri Sak, këshilltar i ministrit ukrainas të zhvillimit industrial në një intervistë pët Bloomberg.

Previous Story

Diagrama Kohore e Ngjarjeve në Apokalipsin e Joanit

Next Story

Personi Historik që u Mbyll në Çmendinë për Pikëpamjet e tij & Mënyra si Vdiq!

Latest from Info