Me shpejtësi të plotë paralajmërimi, përpara sulmit hakmarrës rus.
Vetë presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi vendet anëtare të NATO-s me përdorimin e armëve bërthamore, duke thënë se “vendet e vogla me popullsi të dendur të Aleancës duhet të jenë të kujdesshme”, duke nënkuptuar se nuk do të mund të përballojnë një sulm bërthamor, ndryshe nga Rusia dhe territori i saj i gjerë.
Presidenti rus më pas komentoi deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në lidhje me përdorimin e armëve perëndimore në tokën ruse.
Sipas mendimit të Putinit, shefi i NATO-s duket se nuk është në dijeni të asaj që është në rrezik, nëse kjo do të ndodhë përfundimisht, duke dashur t’i vendosë në dukje disa çështje.
“Vendet e vogla, me popullsi të dendur anëtare të NATO-s duhet të kenë kujdes.”
Duke komentuar deklaratat e Jens Stoltenberg dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë për sulmet me raketa ndaj objektivave brenda Rusisë, Putin theksoi se “zyrtarët nga vendet e NATO-s, veçanërisht ato me bazë në Europë dhe veçanërisht në vendet e vogla europiane, duhet të jenë plotësisht të vetëdijshme për atë që iu kanoset.
Ata duhet të kenë parasysh se vendet e tyre janë të vogla dhe me popullsi të dendur, faktor që duhet ta marrin parasysh përpara se të flasin për goditje, thellë në territorin rus.
Kjo është një çështje serioze dhe padyshim, ne po e shikojmë me shumë kujdes.
Nuk jam i sigurt nëse këto vende e dinë se çfarë po thotë Stoltenberg.
Sa i përket sulmeve, sinqerisht, nuk jam i sigurt se çfarë thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Nëse ai flet për një sulm të mundshëm në territorin e Rusisë me armë preçize me rreze të gjatë veprimi, ai si person që drejton një organizatë ushtarako-politike, edhe pse civil si unë, duhet ta dijë se nuk mund të përdoren armë preçize me rreze të gjatë veprimi, pa zbulim hapësinor.
Kjo është pika ime e parë”.
Në vazhdim në pikën e tij të dytë, Putin theksoi. “Pika ime e dytë është se përzgjedhja përfundimtare e objektivit dhe ajo që njihet si misioni i nisjes, mund të bëhet vetëm nga ekspertë të specializuar bazuar në këto të dhëna zbulimi, të dhëna teknike zbulimi.
Për disa sisteme sulmi, të tilla si Storm Shadow, këto misione lëshimi mund të kryhen automatikisht, pa pasur nevojë të përdorin ushtrinë ukrainase. Kush e bën këtë? Ata që prodhojnë dhe ata që supozohet të furnizojnë këto sisteme sulmi në Ukrainë. Kjo mund dhe ndodh pa pjesëmarrjen e ushtrisë ukrainase.
Misioni është caktuar nga përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, jo nga ushtria ukrainase.
Lançimi i sistemeve të tjera, si ATACMS për shembull, bazohet gjithashtu në të dhënat e zbulimit të hapësirës, objektivat njihen dhe komunikohen automatikisht tek ekuipazhet përkatëse, të cilët mund të mos e kuptojnë se çfarë po vendosin në të vërtetë”.
Ndërsa kryeministri hungarez pohon se Europa po përgatitet për luftë me Rusinë. Për Radio Kossuth Orban tha: “Tranzicioni për në luftë nuk ndodh me një hap, por me një parapërgatitje. Ky tranzicion ka tre faza: diskutimin, përgatitjen dhe shkatërrimin. Tani jemi duke mbyllur diskutimin dhe jemi në fazën e përgatitjes. Jemi vetëm pak centimetra larg katastrofës”.