Kryeministri izraelit po përballet me kritika të ashpra nga partnerët e tij në qeveri.
Presidenti amerikan Joe Biden pretendoi se kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu nuk po përpiqet të bëjë lojëra politike me luftën në Rripin e Gazës.
“Ai po përpiqet të gjejë një zgjidhje për problemin serioz me të cilin po përballet”, tha presidenti amerikan dhe deklarata u bë në Shtëpinë e Bardhë, kur Joe Biden u pyet nga një gazetar nëse mendonte se Netaniahu “po bënte lojëra politike me luftën”. “Unë nuk mendoj kështu”, iu përgjigj ai.
Kryeministri izraelit po përballet me kritika të ashpra nga partnerët e tij në qeveri, të cilët kërcënojnë se do ta braktisin, nëse pranon projekt-marrëveshjen e promovuar nga Uashingtoni.
Por partneri më i madh i Netaniahut, partia ultra-ortodokse hebreje (Shas), njoftoi sot se do të mbështeste një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve të Hamasit, edhe nëse kjo nënkupton rishikimin e strategjisë së saj të luftës në Rripin e Gazës.
Çfarë tha Biden për Netanyahun?
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu mund të jetë duke shkuar drejt përfundimit të luftës në Gaza, për arsye politike, sipas një interviste për revistën Time, të botuar të martën.
Intervista u zhvillua më 28 maj, vetëm disa ditë para se Biden të jepte një propozim për një armëpushim në Gaza dhe ndërsa kryeministri izraelit përballej me ndarje të thella politike në vend.
I pyetur nëse ai besonte se Netaniahu po e zgjaste luftën për arsyet e tij politike, Biden tha: “Ka çdo arsye që njerëzit të nxjerrin këtë përfundim”.
Biden, i cili ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës 8-mujore, tha gjithashtu se “është e pasigurtë” nëse forcat izraelite kanë kryer krime lufte në Gaza.