Shpërthimi i rasteve dhe teoria e shkencëtarëve.
Format e kancerit në pacientë, që shpesh nuk i përshtaten profilit të moshës, sepse janë të rinj dhe nuk kanë histori familjare, po zbulohen nga mjekët në SHBA, pas pandemisë.
Sipas gazetës “Kathimerini” që nga viti 2021 ka pasur një rritje të rasteve, madje edhe sëmundje kancerogjene të shumëfishta, me pasojë shkencëtarët të pyesin nëse kjo tendencë lidhet apo jo me koronavirusin.
Shumë ekspertë vlerësojnë se këto të dhëna mund të jenë për shkak të një sërë faktorësh, që lidhen me vizitat më të shpeshta në spitale dhe vigjilencën e përgjithshme për shkak të koronavirusit.
Sidoqoftë, mund të duhen shumë vite të tjera për të marrë përgjigje përfundimtare nëse koronavirusi është bashkëpunëtor në trendin rritës të rasteve të kancerit.
Theksohet se teoria se disa viruse mund të shkaktojnë ose përshpejtojnë forma të ndryshme të kancerit nuk është e re, me raporte të ngjashme që fillojnë prej viteve 1960.