Këto Janë Planet Perëndimore për të Shkatërruar Rusinë – Shpërbërja në Pesë Pjesë

/

Çfarë u tha në Shën Petersburg?

Zyrtarët perëndimorë kishin një plan për të ndarë Rusinë në pesë pjesë, siç bënë me Jugosllavisë, thotë presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik. Perëndimi dëshiron të kontrollojë burimet e Rusisë, por nuk ka qenë në gjendje të zbatojë planet e tij për shkak të politikave të Putinit.

Këto deklarata janë bërë nga Milorad Dodik, President i Republika Srpska, në një intervistë për TASS në kudër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut (SPIEF):

“Njëzet vjet më parë Perëndimi eksperimentoi në Jugosllavi, për të bërë të njëjtën gjë në Rusi vite më vonë. Ata donin të afroheshin sa më shumë me Rusinë duke pushtuar plotësisht Ukrainën dhe më pas duke copëtuar Rusinë”.

Dodik pretendoi se është vënë në dijeni lidhur me një propozim për të ndarë Rusinë në pesë pjesë:

“Ne e dimë se ka pasur një ofertë të tillë: të ndajnë Rusinë në pesë pjesë. Ata janë mësuar, sepse e kanë bërë këtë në shumë pjesë të botës dhe më në fund erdhën këtu, menduan se mund ta bënin edhe me Rusinë”.

Edhe pse ai nuk citoi burime për informacionet e tij, serbi shpjegoi se Perëndimi po kërkon të shpërbëjë Federatën Ruse në mënyrë që të kontrollojë burimet e vendit (përfshirë qeverisjen), pasi me Putinin në pushtet nuk mund të vërë dorë mbi popullsinë ruse:

“Qëllimi kryesor i Perëndimit, i Europës, e cila nuk ka absolutisht asnjë burim, pa gaz, as naftë, pa metale të rralla, pa udhëheqës, i duhet të marrë burimet që ka Rusia”.

Sipas Dodik, Putin i ka kuptuar dhe është vënë në dijeni të këtyre prirjeve dhe u vendos në ballë të luftës për interesat kombëtare shtetërore të Rusisë!

Nënkryetarja e parë e Komitetit të Dumës Shtetërore për Çështje Ndërkombëtare, Svetlana Zurova, komentoi deklaratat e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, për planet e mundshme të Perëndimit dhe i pohoi ato katërcipërisht.

Në bisedë me Lenta.ru, deputetja përjashtoi mundësinë e ndarjes së Rusisë, pavarësisht veprimeve perëndimore:

“Unë mendoj se ky plan nuk është i ri, plane të tilla ekzistonin edhe në të kaluarën: lufta çeçene duhej të sillte gjithashtu një rezultat të ngjashëm. Nuk u financua kot nga Perëndimi, kishte shenja se u bënë përpjekje edhe atëherë, por nuk ja arritën. Tani, Ukraina po përdoret për këto qëllime, por skenari jugosllav nuk do të ketë sukses, sepse ne jemi sovranë dhe të pavarur, përfshirë edhe në aspektin energjetik”.

Zurova vazhdoi:

“Nëse do të ishim të varur nga burimet e të tjerë, do të ishim copëtuar shumë kohë më parë, por kjo është e pamundur. Kjo është arsyeja pse ne do të mbetemi të pavarur dhe unikë, edhe nëse disave nuk u pëlqen kjo”.

Më 6 qershor, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut u zhvillua një takim midis Putinit dhe Dodik. Dodik i quajti marrëdhëniet me Rusinë “shumë të mira” dhe theksoi nevojën për të vazhduar bashkëpunimin në të gjitha fushat “si më parë”.

Previous Story

U Shenjtëroftë Emri Yt!

Next Story

Forma të Rralla të Kancerit Pas Pandemisë

Latest from Info