Bullgaria “Rrëmben” Protagonizmin në NATO

Bullgaria vë veton ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO: “Së pari një marrëveshje paqeje me Rusinë”.

Presidenti bullgar Rumen Radev nuk e nënshkruan tekstin e deklaratës së nëntë vendeve të Europës Lindore, Bullgaria po vë veton (për momentin) ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, pasi Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, refuzoi ta nënshkruajë për shkak të një neni në tekstin e deklaratës së nëntë vendeve të Europës Lindore për anëtarësimin në Aleancë.

Në fakt, presidenti bullgar përmend se Ukraina mund të anëtarësohet në NATO pasi të ketë një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, me kushte të qarta.

Siç njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit bullgar, ai nuk pajtohet me të gjithë tekstin e deklaratës së miratuar nga disa vende të Europës Lindore për çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, e cila u nënshkrua më 2 tetor nga Presidentët e Rumanisë, Çekisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Sllovakisë dhe Polonisë.

Bullgaria mund të ketë nënshkruar një deklaratë për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës, në Samitin e NATOs në Bukuresht në vitin 2008, por atëherë situata e sigurisë ndërkombëtare ishte krejtësisht ndryshe, u shpreh Presidenca bullgare.

Rumen Radev beson se vendimi për anëtarësim duhet të merret vetëm pasi Rusia dhe Ukraina të përpunojnë, pranojnë dhe zbatojnë kritere të qarta për një zgjidhje paqësore të situatës aktuale.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shokon me Deklaratën në Bloomberg Ekonomisti i Njohur Amerikan

Next Story

Moska Kërcënon Uashingtonin

Latest from Info