Partia e së majtës patriotike që është kundër luftës në Ukrainë dhe mbron sigurinë energjetike të Gjermanisë.
Surpriza më e madhe në përgjithësi në zgjedhjet e djeshme europiane vjen nga Gjermania dhe nuk është ÁfD-ja e djathtë siç mendojnë shumë, e cila sigurisht pati një performancë të shkëlqyer prej 16%, por është partia e së majtës “patriotike” gjermane, BSD “Për Arsye dhe Drejtësi”, emëruar pas themelueses së saj Zara Wagenknecht.
Partia përfaqëson në thelb vlerat e së majtës ekstreme, por me nuanca to forta nacionaliste. Domethënë një parti e majtë propopullore me ngjyrë të theksuar patriotike.
Në rajonet e ish Gjermanisë Lindore, kjo parti fitoi 17% të votave, me AfD-në parti e parë.
Në total, dy milionë e gjysmë gjermanë votuan për partinë e ekstremit të majtë dhe pa burime të veçanta financiare, duke folur me zërin e arsyes, ajo arriti të fitojë një përqindje prej 6.2% në rang vendi, duke marrë 6 mandate në Parlamentin Europian.
Partia BSD ka teza për mbrojte të sigurisë energjetike të Gjermanisë, për punën e punëtorëve gjermanë dhe bën pareshtur thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kanë mjaftuar këto dy kërkesa të kësaj partie, që Brukseli ta klasifikojë në kllapin e partive të “bllokut” prorus.
Përfundimi është se, së bashku me Afd-në e ekstremit të djathtë dhe partitë më të vogla të krahut të djathtë në Gjermani, krijojnë një “bllok” të fuqishëm të rendit prej 25% të votave në realitetin politik gjerman.
Çfarë do të thotë kjo?
Do të thotë se brenda Gjermanisë ka një “bllok” kundër luftës, gjithashtu ka një “bllok” të dytë, Partia Demokristiane së bashku me Unionin Kristian Social, që së bashku morën 30%, duan gjithashtu të shkëputen nga lufta.
Dhe mbetet vetëm Soltz me 13.9% dhe “Të Gjelbrit” me 11.9% që duan vazhdimin e luftës në Ukrainë, një luftë që po shkatërron ekonominë gjermane, pasi ajo ka humbur avantazhin më të rëndësishëm, që është energjia e lirë që vinte nfa Rusia.
Nënvizojmë edhe njëherë faktin se në ish Gjermaninë Lindore dominojnë partitë nacionaliste të ekstremit të djathtë dhe ekstremit të majtë, por tërësisht pa tendenca lufte. Ndërkohë që partitë e Gjermanisë Perëndimore, të ashtuquajtura të qendrës së majtë apo të djathtë, po ushqejnë dhe po mbështesin luftën e Ukrainës, në aleancë dhe vartësi të plotë me SHBA-të.