Çfarë Tha Vuçiç?

/

Presidenti i Serbisë tha: “Nuk ka asnjë mënyrë për të shmangur një konflikt global, të gjithë po përgatiten për të!”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se ka indikacione se po punohet dhe po përgatiten për një konflikt të madh të armatosur të afërt në rajone të ndryshme të botës, duke theksuar se Perëndimi dhe Lindja nuk kanë asnjë shans për të shmangur një konflikt global.

Presidenti serb beson se lufta e mundshme mes Hezbollahut dhe Izraelit dhe përzgjedhja e ish kryeministres estoneze Kaja Kallas, e njohur për prirjet e saj antiruse, si drejtuese e diplomacisë së Bashkimit Europian, si dhe blerja e armëve nga vendet perëndimore dhe lindore, është e gjitha dëshmi se jemi afër një konflikti të armatosur global.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Serbisë në një intervistë televizive. Është pothuajse e pamundur të shmanget një konflikt i armatosur në shkallë të gjerë midis Hezbollahut libanez dhe Izraelit, që do të çojë në një konflikt të madh që “do të përfshijë Perëndimin dhe gjithë Lindjen dhe për të cilin të gjithë po përgatiten”.

Vetëkuptohet se jam në dijeni të situatës në lidhje me armët dhe po marr informacione nga Shërbimi Informativ Ushtarak, Shërbimi i Sigurisë dhe Inteligjencës dhe të gjitha agjencitë e inteligjencës simotra, si dhe për përgatitjet e secilës pjesë dhe për atë se çfarë po ndodh në të vërtetë…

Previous Story

Vdekja - Armiku i Fundit

Next Story

Si Vdiqën Dymbëdhjetë Apostujt?

Latest from Info

Perëndia Trini

Që në moshë të vogël themi fjalët: “Besoj në një Perëndi…!” Kemi mësuar se Perëndia është