Më 4 korrik SHBA-të festuan Ditën e tyre të Pavarësisë dhe Presidenti Jow Biden do i lërë të ngrirë të gjithë amerikanët, kur në mesazhin e tij u tha: “ho ho ho Pavarësi të mbarë”, si t’u thoshte “Gëzuar Vitin e Ri me Santa Klaus”.
Dhimbje koke shkaktoi një tjetër deklaratë e planetakut, mes së cilës tha se pas orën 8 të mbrëmbjes, ndal punën dhe bie të flerë.
Domethënë, pas orës 8 në mbrëmje, ta dinë të gjithë “të këqinjtë” e planetit se planetarku, fle, “dyqani” në Uashington – SHBA mbyllet.
Pas gjithë këtyre gafave, planeti pyet veten: “pse nuk tërhiqet planetarku?!”
Por çfarë po ndodh në prapaskenë në Uashington?
Zërat zjejnë për atë që do të zëvendësojë presidentin Biden, si kandidat i demokratëve. Gjithnjë e më shumë brenda radhëve të demokratëve dëgjohet emri i Gavin Newsom, guvernatorit të Shtetit të Kalifornisë, që duket më i përshtatshmi dhe më i duhuri për ta zëvendësuar, sipas shtypit ndërkombëtar.
Sot në Shtëpinë e Bardhë realizohet një takim i guvernatorëve të shteteve blu, të demokratëve pra, duke përfshirë në takim edhe vetë guvernatorin Newsom, për shkaqe të vetëkuptueshme.
Ky takim është shumë i rëndësishëm, pasi kuptohet që qeveria e Biden është në krizë. Gjithashtu dje Nensy Pelosi u dëgjua të flasë për probleme që ka Joe Biden me shëndetin dhe që mund të thuhet se është diçka edhe më komplekse, prej kohe tashmë, dhe që duket se përkeqësohet me kalimin e saj.
Vlen të theksojmë këtu se Pelosi është tetoja e guvernatorit Newsom.
Ndërkohë, dje, “The Guardian” dha një informacion të rëndësishëm lidhur me çështjen, në një artikull me titull “Gavin Newsom në dispozicion”, për të marrë pra situatën në dorë, duke zëvendësuar Biden. Shtypi në fjalë la të nënkuptohej se zëvendësuesi më i mundshëm i Biden është pikërisht ky, Gavin Newsom.
Duhet të kthehemi pak në kohë dhe të kujtojmë që, kur në nëntorin e kaluar, Biden mungoi nga Shtëpia e Bardhë, teksa bënte një vizitë në Izrael, ai që gjendej në Shtëpinë e Bardhë në vend të tij, mëkëmbës i tij i atyre ditëve, ishte vetë Gavin Newsom.
Me një kandidat të tillë përballë, Trump do të ketë një garë tejet të vështirë.