Itali: Bombë Lajmi me Vilën ‘offshore’ të Zelenskit: “E Jepte me Qera për 50.000 Euro në Turistë Rusë”

Vila është në emër të bashkëshortes së tij.

“Vila nuk jepet më me qira në nënshtetas rusë, sepse kemi urdhër që prona të mos jepet me qira në mënyrë kategorike. Por mund ta japim me qira për nënshtetas amerikanë, europianë …” thotë Kaudio Salvini, mesiti i agjensisë imobiliare “Real Estate Forte dei Marmi Villas”, që administron vilën “offshore” të Presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski”, pas një kryertikulli në një gazetë italiane që vërteton se vila është dhënë me qera në rusë të pasur, turistë.

Ky publikim ka tronditur pronarët dhe BE-në, por italianëve u ka sjellë mllef. Dhe e gjithë kjo ndodh në të njëjtën ditë kur BE-ja u pengon rusëve të hyjnë në BE dhe në këtë formë biznesi i turizmit në Itali cënohet me disa miliardë euro, ndaj dhe biznesi po ngre zërin dhe po revoltohet, sepse teksa me ata qeveria italiane po luan për hir të Zelenskit, duke u hequr atyre të ardhurat që sillnin rusët, Zelenski nxjerr të ardhura nga turistët rusë, të cilëve u jep vilën me qera.

Mesiti foli për “La Stampa”.

Vila e Vittoria Apuana “është e regjistruar në një kompani italiane, e cila i përket një tjetër kompanie me seli në Qipro, kompani në emër të bashkëshortes së Zelenskit”.

Kryetari i Bashkisë së Forte dei Marmi, Bruno Murzi nuk e dinte që vila ishte e Zelenskit. Por portali i gazetës “La Repubblica” përmend një koment të kryebashkiakut, i cili mes të tjerash, thotë, indirekt thotë të vërtetën: “Nuk kishim ndonjë informacion, deri kur filloi lufta, deri atëherë dinim që vila i përkiste një kompanie, tani mësojmë pronarin”.

Zelenski bën investime fitimprurëse në Itali, merr 50 mijë euro në muaj nga vila në Forte dei Marmi. Në këtë shumë janë mbyllur kontrata mes agjensisë imobiliare dhe atyre që e kanë marrë me qera. Si e ndërtoi këtë vilë komediani amator?

Zelenski është i regjistruar edhe në skandalin e “Pandora Papers”, fakte që na zbulojnë se Presidenti i Ukrainës nuk është ai “heroi” që prezanton propaganda e Media-ve, përkundrazi.

Kush është Zelenski? Për ta kuptuar kthejuni edhe çështjes së vallaha tradhëtisë kombëtare të ish Presidentit të Ukrainës Porosenko, një histori e ngritur dhe e manipuluar nga Zelenski dhe tentakulat euro-amerikane, për të kuptuar se kush është karagjiozi, mafiozi Zelenski.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Britani: U Njoh nga Shteti Shkatërrimi i Shëndetit të Mijëra Njerëzve nga Vaksina Covid-19!

Next Story

Lufthansa: Anullohen të Gjitha Fluturimet - Pilotët në Grevë

Latest from Info

“Turbo” Medvedev!

Askush nuk dyshoi se ligjvënësit amerikanë do të miratonin “ndihmën” për bandën e neo-nazistëve. Ishte një