Po Gjunjëzojnë Ishullin Mykonos me Urdhër të Qeverisë Greke

/

Me urdhër të vetë kryeministrisë greke po “gjynjëzojnë” ishuëëin Mykonos, i cili ka pësuar një “rënie” totale turistike në krahasim me vitin 2022 me 50%, pasi ishulli tashmë klasifikohet si “zonë e rrezikshme”.

Çfarë është një zonë e rrezikshme? Kjo do të thotë se është një strofull e paligjshmërisë së rëndë dhe për rrjedhojë një vend i rrezikshëm për turistët, me atë që kjo nënkupton për ekonominë e ishullit.

Kyriakos Mitsotakis kishte kohë që ia kishte vënë syrin ishullit Mykonos dhe ka nisur proçedurat përkatëse që nga viti i kaluar.

Vihet re se paligjshmëria në Mykonos nxitej nga vetë pushtetarët dhe ata që u vranë dhe kishin konflikte me ligjin, njiheshin edhe për kontaktet e tyre me Pallatin Kryeministror.

Në ishull askush nuk mund të funksionojë pa patur mbështetjen e një pushtetari.

Prokurorja e Gjykatës së Lartë Gjeorgjia Adelini i dërgoi mëngjesin e së mërkurës zv.prokurores së Apelit të Athinës, mbikëqyrëse e Drejtorisë së Sigurisë së Attikës, në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe kryetare të Këshillit Koordinues për Analizën dhe Hetimet e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, me rastin e vrasjes së fundmi të topografit Panagiotis Stathis, që punonte në Mykonos, me urdhrin e mëposhtëm:

“z.Prokuror të Athinës,

Mbikëqyrës i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Kryetar i Këshillit Koordinues të Analizës dhe Hetimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit.

Vrasja e fundit e P.S., inxhinier topograf, në Psikiko, nxori në pah nevojën imperative për t’u përballur me krimin e rëndë, të karakterizuar nga shtypi si “Mafia e Mykonos”, në ishull, me aktivizimin dhe përdorimin e mekanizmave të duhur për këtë qëllim, të cilat shteti i ka në dispozicion.

Nga komunikatat e bashkangjitura, në kombinim me kallëzimin e datës 07.08.2024 të një banori të Mykonos, i cili është bashkangjitur dhe është marrë nga Drejtoria e Prokurorisë së Krimit Elektronik dhe na është dorëzuar në datën 07.09.2024 nga Drejtoria e Sigurimit të Atikës, thekson si absolutisht të nevojshëm hetimin e kryerjes së krimeve të rënda, që ndoshta përbëjnë veprime të krimit të organizuar, por edhe veprave kriminale të lidhura me të (formimi, drejtimi etj. i një organizate kriminale, zhvatje kriminale të lidhura me objektin/veprimtari ndërtimi, blerjen dhe shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe “mbrojtjen” e bizneseve, vrasjet, dëmtimet e rënda trupore, pastrimin e parave nga veprimtaria kriminale, delikuencën e rëndë në lidhje me legjislacionin e urbanistikës, legjislacionin për mbrojtjen e objekteve të antikitetit, mjedisin, trafikun e drogës, falsifikimet etj.).

Veprimtaria kriminale e mësipërme nuk kufizohet vetëm në ishullin Mykonos, por duket se shtrihet edhe në ishujt e tjerë të Kyklades, deri në Athinë dhe Selanik.

Nisur nga sa më sipër, kërkojmë veprimet tuaja ligjore, duke përfshirë aktivizimin e të drejtës suaj të njohur në mënyrë të pavarur për të kryer një ekzaminim paraprak ose hetim paraprak (neni 4 par.3 i ligjit 2265/1994, sipas zbatimit), në bashkëpunim me tashmë Ndërmarrja e Drejtorisë së Sigurisë së Attikës, si dhe shfrytëzimi i të gjitha mundësive tuaja proçedurale (heqja e konfidencialitetit telefonik, kryerja e hetimeve, veprimet e posaçme hetimore, etj.), për të luftuar veprimtarinë e mësipërme kriminale dhe rivendosjen e ligjshmërisë.

Në fund, ju lutemi të informoni zëvendësprokurorin kompetent të Gjykatës Supreme për ecurinë e hetimeve tuaja.

Prokurori i Gjykatës së Lartë

Gjeorgjia Ed. Adeline”.

E gjithë kjo ndërkohë që një kolaps i ardhjeve turistike shënohet për të dytin vit radhazi në ishujt promotorë të turizmit grek, Mykonos dhe Santorini, me ulje deri në 40% të mbërritjeve, ndërkohë që afërsisht e njëjta pamje regjistrohet në ishujt e Lindjes, Egje, Peloponez, Dodekanisa dhe Halkidiki, vetëm se këtu ardhjet nisin nga “rrëmuja e zezë” prej vitesh.

Athina ka një rritje të prurjeve, por këta janë “turistët e vjetër” që nuk shpenzojnë (në thelb nuk kanë asgjë për të shpenzuar) dhe shumica i drejtohen zgjidhjes së qirasë afatshkurtër, pra Airbnb.

Përsa i përket prurjeve, më mirë janë ishujt Eptanisa, që vjet ishin në majë dhe Kreta, por edhe Selaniku që përqëndron që përqëndron format e para të turizmit “all inclusive”, për klasat punëtore të Europës, kryesisht anglezë dhe gjermanë, përkrah turizmit të ballkanasve në Selanik, që është i panumërt.

Ku kanë shkuar të gjithë ata që u larguan resorteve greke? Në Spanjë dhe në Turqi, e cila në pesë vitet e fundit ka përmirësuar në mënyrë spektakolare shërbimet e saj turistike dhe këtë vit do të kalojë në 40 milionë turistë!

E keqja është se turizmi është “burimi i fshehur” kryesor për Greqinë dhe burimi kryesor në përgjithësi.

Bumi turistik që pasoi memorandumet, kryesisht për shkak të fluksit të orientuar turistik nga huadhënësit, përfundoi në mënyrë të palavdishme në vitin 2020 vitin e parë të Covid-it dhe çdo vit që atëherë është shënuar me shenjë negative në të ardhura.

Dhe ndërsa në Greqi, i kanë shpallur luftë Rusisë, Turqisë fqinje që u shet armë qindra milionëshe ukrainasve për të vrarë rusët, këtë vit do të mbërrijnë 9 milionë turistë rusë!

Duket se pas luftës së shpallur kundër Rusisë, tani do të flejë edhe lufta kundër krimit…

Previous Story

Konflikti Francë - Turqi në Afrikë - Mijëra Luftëtarë Sirianë po Shtyjnë Emigrantë në Egje në Gavdos & Kretë!

Next Story

“Bombë” nga Arabia Saudite për G7: “Nëse Konfiskoni Pasuritë Ruse, do të Konfiskojmë Pasuritë Tuaja!”

Latest from Info