Pastaj e kuptoi atë që tha dhe prezantoi Volodimir Zelenskin!
Presidenti amerikan, Joe Biden, vazhdoi serinë e gafave teksa prezantonte “Presidentin Putin”, duke mirëpritur kreun e shtetit ukrainas Volodimir Zelenski në Samitin e NATO-s në Uashington!
E vërteta është se nuk kalon ditë që ai të mos bëjë ndonjë gafë, gabim të rëndë dhe të duket qartë se gjendja e tij mendore dhe shpirtërore nuk është në situatë të mirë.
“Dhe tani do t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka guxim dhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, president Putin”, tha presidenti demokrat, 81 vjeç, i cili e kuptoi gabimin dhe u kthye në mikrofon për të deklaruar: “…ai do ta mposhtë Presidentin Putin. Presidenti Zelenski! Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”.