Ja Kush Është Realisht Atentatori Anëtar i ANTIFA & Mbështetës i Biden!

/

Anëtar i “ANTIFA” dhe mbështetës i Bidenit, xhelatit gjakftohtë i Pensilvanisë Thomas Matthew Crooks, është veçse një produkt i sitemit.

Në një video që e regjistroi vetë, ai thotë se “e urren Trumpin” dhe “republikanët”.

Si gjoja “republikan” u shfaq xhelati i ftohtë Thomas Matthew Crooks, i cili tentoi të vriste ish presidentin amerikan dhe kandidatin aktual për president, Donald Trump, ishte thjesht një anëtar i “ANTIFA” dhe një ekstremist leftist mbështetës i Joe Biden dhe demokratëve.

Madje, ai i kishte dhënë edhe një financim simbolik Partisë Demokratike, 15 dollarë nga xhepi i tij, dikur!

Ai ishte një xhelat gjakftohtë, pasi të shtënat e tij vranë të paktën një shtetas amerikan dhe plagosën rëndë dy të tjerë.
Fotoja më poshtë tregon Thomas Matthew Crooks siç ishte përpara atentatit në të djathtë dhe pas atentatit në të majtë.

Ai ishte regjistruar me republikanët (ose të paktën “dukej” një regjistrim “i përshtatshëm”) për të qenë e mundur që të ishte në fjalimin e Trump dhe të ishte në gjendje të afrohej mjaftueshëm për të gjuajtur ,e plumbat e tij vrasës.

Në orët e fundit kemi mbledhur shumë informacione për të shkuarën e autorit të lidhur direkt me organizatën ndërkombëtare të së majtës “ANTIFA”, ndërsa në një video që ka regjistruar pak para aksionit të tij vrastar, ai thotë qartë se “urren Trump dhe republikanët”.

FBI e emëroi Thomas Matthew Crooks në një deklaratë, duke e identifikuar atë si banor të Bethel Park, Pensilvani, rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij.

Thomas Matthew Crooks u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park në vitin 2022, sipas një raporti të mediave lokale dhe një video nga ceremonia e diplomimit të shkollës.

NYP e ka identifikuar atentatorin e Trump si Thomas Matthew Crooks, i cili u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park, në vitin 2022. Crooks mori gjithashtu Çmimin Kombëtar të Math & Science Initiative Star për arritje akademike.

Kjo është një e dhënë tejet implikuese dhe që ngjall dyshime në një spektër më të gjerë.

Gjigandi i financimit të regjimit ukrainas, kompania BlackRock, pagoi vrasësin Thomas Matthew Crooks për një reklamë të daj.

Ekzekutuesi i kandidatit për president amerikan, Donald Trump, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, anëtar i organizatës ndërkombëtare të ekstremit të majtë “ANTIFA” dhe ndjekës fanatik i Joe Biden, kishte dalë një vit më parë në një mesazh reklamues të kompanisë shumëkombëshe të investimeve BlackRock, administratori më i madh i fondeve në botë, me një portofol që i afrohet 9 trilion dollarëve.

Në video, Thomas Matthew Crooks mund të shihet në një sekuencë gjatë reklamës, por tani shumë po e lidhin, dhe me të drejtë, paraqitjen e tij në këtë reklamë dhe me këtë kompani, aleate të Biden, me atentatin ndaj D. Trump.

Themeluesi i Blackrock është i mirënjohuri Larry Fink, ndërsa CEO aktual është Laurence D. Fink.

Blackrock është financuesi kryesor i regjimit të Kievit, por edhe pronari më i madh i tokës në Ukrainë, me një marrëveshje të firmosur para pak ditësh.

Implikimet janë të thjeshta dhe logjike…

Siç kemi publikuar në mast.al, Ukraina nënshkroi një marrëveshje me kompaninë amerikane të investimeve BlackRock për “mbështetje financiare në rindërtimin e vendit”.

Kjo marrëveshje shkon përtej kufijve të bashkëpunimit ekonomik dhe e vendos Ukrainën në mënyrë efektive nën tutelën ekonomike absolute të SHBA-së.

Marrëveshja me kompaninë BlackRock përfshin menaxhimin e aseteve strategjike të Ukrainës, me synimin për të tërhequr investime private, për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Regjimi Zelenski pretendon se pjesëmarrja e BlackRock do të sjellë fondet e nevojshme për të rindërtuar vendin, kur në realitet Ukraina do të humbasë kontrollin e burimeve kombëtare dhe infrastrukturës së saj bazë.

***

Ky djalosh nuk ka qenë aspak i panjohur në qarqet e demokratëve të majtë, deri në rangun e kompanisë gjigante, që e përzgjedh ta ketë pjesë të reklamës së saj, nga grupi i të rinjve të partisë.

Previous Story

Deklarata Bombë e Elon Musk - Çfarë Shkroi Publikisht?

Next Story

Donin Trump-in të Vdekur me Çdo Kusht: Atentati "Punë e Brendshme" - Si i Dhanë Atentatorit "Hapësirë & Kohë" për Pesë të Shtëna!

Latest from Info