Ardhja e Dytë e Krishtit

/

Dy gjëra që kanë zënë vend të madh në shoqërinë e sotme janë pasiguria dhe shqetësimi.

Askush nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja, askush nuk dyshon se njerëzimi po shkon nga e keqja, në më e keqja.

Ndërsa qeveritë flasin për paqen, ato vazhdimisht përgatiten për luftë. Hija e një lufte bërthamore luhatet vazhdimisht mbi botën tonë si kërcënim dhe jo vetëm, por edhe si realitet, teksa me taksat tona paguajmë prodhimin e armëve.

A ka ndonjë shpresë shpëtimi nga një fatkeqësi globale?

A është bota jonë e destinuar të përballet vazhdimisht me fatkeqësi?

A do të gjendet dikush që t’i rregullojë gjërat?

Këto pyetje mundojnë mendjen e çdo personi. Lajmi i mirë është se ekziston Një që mund t’u japë fund vuajtjeve të tmerrshme në të cilat ndodhet bota jonë, sot!

Duke ardhur përsëri

Sa herë që përsërisim Simbolin e Besimit, themi: “…dhe duke ardhur përsëri pas lavdisë, ai do të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit…”.

Me këto fjalë i referohemi Krishtit që erdhi në botën një herë dhe do të vijë përsëri për herë të dytë. Ne e quajmë këtë ngjarje të mrekullueshme Ardhja e Dytë e Krishtit.

Por Ardhja e Dytë e Krishtit konsiderohet nga shumë njerëz si thjesht një përrallë e bukur.

Edhe shumë të krishterë besojnë të njëjtën gjë. Por mjerë ne, nëse është vetëm një përrallë!

Megjithatë, vetë Krishti na premtoi:

1. ”Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!

2. Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thosha. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.

3. Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju (Joani 14:1-3).

Krishti do të kthehet në Tokë për një arsye: sepse ai na do thellë, çmendurisht, me zjarr dhe dëshiron të kalojë përjetësinë në shoqëri të ngushtë me ne, krijesat e Tij.

Ardhja e Dytë e Krishtit do të jetë kulmi i madh i historisë njerëzore dhe përfundimi final i dashurisë besnike të Krishtit për Kishën e Tij.

Shpresa jonë

Në kaos, në errësirën e sotme, i Plotfuqishmi ndriçon si një dritë e fortë, për ata që kanë besim.

Kjo dritë vjen nga premtimet e tij, të cilat gjenden në Biblën e Shenjtë dhe i referohen temës së kthimit të Zotit njeri, Krishtit.

E gjithë Dhjata e Vjetër fliste për misterin e Mesisë, i cili do të vinte për të zbuluar dashurinë e Perëndisë për njerëzimin dhe në këtë mënyrë do të ekspozonte gënjeshtrën e parë të Satanait, të thënë për karakterin e Perëndisë (Zanafilla 3:1-5).

Në Dhiatën e Re ngjarja e mrekullueshme e kthimit të Krishtit përmendet rreth 1,500 herë!

Nuk do të biem jashtë parashikimit dhe arsyetimit, nëse themi se tema kryesore e Biblës përmblidhet në këto fjalë: Krishti (Mesia) do të vijë, do të vijë dhe do të vijë përsëri!

Ai do të vijë!

Ardhja e Tij e Dytë është “shpresa e bekuar” e kishës, kulmi i Ungjillit.

Është “shpresa e bekuar” e besimtarëve sepse:

  • Ne do ta shohim Jezusin me sytë tanë;
  • Ne do të jemi të bashkuar përgjithmonë me Atë që na do më shumë sesa mund ta imagjinojmë;
  • Të gjitha vuajtjet e tokës do të marrin fund;
  • Do të shijojmë përjetësinë me të dashurit tanë dhe ata që pushojnë/flenë tani do të ringjallen;
    “Amin! Po, eja, Zoti Jezu!” (Apokalipsi 22:20)
Previous Story

Kreu i Ushtrisë Franceze Pierre Sils "Uli me Këmbë në Tokë" Presidentin Macron: "Ushtria Jonë Nuk Mund të Luftojë në Ukrainë"!

Next Story

Kur Një Poet i Famshëm Parashikoi Një Vrasje 35 Vite Pas Vdekjes së Tij

Latest from Info