Para disa ditësh një pjesë e madhe pamë sesi i bëhej atentat ish presidentit dhe kandidatit për president të superfuqisë kapitaliste, Amerikës.
As Amerika nuk ka kuptuar ende se në çfarë ciklon zhvillimesh ka hyrë.
Zhvillime që do të ndikojnë vetë atë, Europën dhe gjithë Botën.
Klima kundër kandidatit republikan Trump, tregonte se me çdo formë dhe mënyrë kandidati duhej të nxirrej jashtë garës për presidencën, pasi ka një axhendë të tijën për zhvillimet dhe çështjet globale, krejt të kundërt nga të tanishmëve në pushtet, ose e thënë ndryshe, e globalistëve leftistë në pushtet.
Të gjitha këto tani më, janë të njohura për të gjithë, por një gjë nuk dihet ende, me ç’mënyrë kundërshtarët e Trump do të vazhdojnë, për të zhmangur përmbysjen dhe anulimin e implementimit të planit të tyre global!
Pas atentatit kundër Trump, të gjithë thanë se ishte Perëndia që e shpëtoi dhe mes tij shpëtoi ndoshta edhe shumë të tjerë, për ato që do të vijnë.
Cilët janë ata që qëndrojnë prapa vrasjeve dhe atentateve të presidentëve në Amerikë? Mundet që nuk i shohim, por veprat e tyre janë të dukshme dhe të frikshme.
Mos mendoni që me shmangien e fatales pas atentatit të Trump, gjërat do të shkojnë më mirë, përkundrazi, tani fillojnë vështirësitë, pasi gjithçka në fushën ekonomike, sociale, gjeopolitike do të ecë me ritëm të çmendur, pasi disa nguten që të arrijnë në kohë datat dhe afatet, e meqë plani A dështoi, mund të bëjnë edhe veprime trashanike.
Duket se diçka e madhe vjen në nivel global dhe do t’i heqë zymtësinë dështimit të atentatit, që e shndërroi Trump-in në hero në sytë e amerikanëve dhe banorëve të globit.
Ajo që vjen do të jetë jo thjesht e vështirë, e ashpër, për të gjithë!