Kreu i Ushtrisë Franceze Pierre Sils “Uli me Këmbë në Tokë” Presidentin Macron: “Ushtria Jonë Nuk Mund të Luftojë në Ukrainë”!

/

Gjenerali Pierre Sill, kreu i ushtrisë franceze, tha se ushtria që ai komandon nuk është e përgatitur të luftojë “në kushtet që mbizotërojnë në Ukrainë, sepse është e orientuar drejt misioneve paqësore”.

Sill vuri në dukje dobësimin e Forcave të Armatosura Franceze për shkak të mungesës së armatimeve dhe përgatitjes për luftë klasike, me intensitet të lartë.

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, Franca reduktoi në mënyrë drastike forcat e saj të armatosura, duke shkuar nga një ushtri e madhe prej 600,000 ushtarësh në rreth 200,000.

Theksi ishte në armët e lehta dhe dislokimet e shpejta për operacione të kufizuara në zonat e Afrikës dhe Azisë, të një natyre paqësore, të cilat e lanë ushtrinë franceze të papërgatitur për kushtet e sotme të luftës në Ukrainë.

Trajnimi i forcave franceze është fokusuar në operacionet antiterroriste në Afrikë, gjë që ka reduktuar aftësinë e tyre për t’u përballur me një luftë me intensitet të lartë, si ajo në Ukrainë.

Megjithëse qeveria e presidentit Macron ka vendosur të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, por ndryshimi në modelin ekzistues të ushtrisë, nuk është zbatuar ende plotësisht.

Forcat e armatosura franceze kanë forca të shkëlqyera në terren, por njësitë e motorizuara dhe të blinduara janë ende të pafinancuara, duke e bërë ushtrinë të paaftë për të luftuar efektivisht në kushtet e frontit ukrainas.

Previous Story

Video: Hologrami Tronditës mes Inteligjencës Artificiale i Trajektores së Plumbit që Preku Presidentin Trump!

Next Story

Ardhja e Dytë e Krishtit

Latest from Info