Shpërthen dhe denoncon gazetari i njohur grek, Giorgos Tragkas, Gates, Sorosin dhe Qeverinë Greke.

Sulm frontal i bëri mes emisionit të tij radiofonik, gazetari më i njohur i kohëve në Greqi, nga frekuenca e “Radio Parapolitika FM” Giorgos Tragkas, qeverisë së tij, për qëndrimet e saj lëshuese lidhur me çështjet kombëtare përballë Turqisë, si dhe shkatërrimit ekonomik që ajo solli mes masave ekstreme dhe izolimit “lockdown” në të gjithë vendin.

***

Coronavirus-i dhe izolimi goditi kryesisht Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky virus do të vendoset gradualisht në Muezun e coronavirus-eve dhe po u them me bindje se edhe në pastë valë të dytë, apo të pestë, apo valë ministroro-shëndetësore, asnjë shtet në botë nuk ka për të përsëritur më “lockdown”-in. Asnjë popull nuk ka për ta lejuar.

Janë të tilla plagët që hapi izolimi “lockdown”, sepse kështu donin disa miliarderë si Bill Gates, George Soros dhe disa të tjerë, sa asnjë qeveri nuk do të mund të riskojë një izolim të dytë që mund t’i shkaktonte ose revolucion të përgjithshëm, ose rreziqe për përplasje civile.

Zbulohet se disa tipa si Gates, armiq të Trump duke dashur të promovojnë të majtën në SHBA, bënë një lojë prapaskene me Pekinin dhe OBSH-në, mes një virusi. Si Bill Gates, po aq edhe ata që dëshirojnë kontrollin e lindjeve në glob, e thënë ndryshe kontrollin e popullsisë, duke bërë regjistrim të saj në kohë reale, krijuan këtë skenë teatrale virusi, në mënyrë që të shpërndanin më pas vaksina për të cilat nuk do të kishte as më të voglin dyshim, lidhur me rezultatin që do të jepnin.

Duhet të theksoj se kompanitë prapa së cilave gjendet Bill Gates krijuan fenomenin e strerilizimit në qindra mijëra afrikanë dhe fenomenin e paralizës në mijëra indianë. Këto nuk janë teori të imagjinatës, por janë ngjarje faktike të pamohueshme.

Gates, Soros dhe disa të tjerë bëjnë pjesë në përpjekjen për të rrëzuar Presidentin Trump, por kryesisht promovojnë vaksinën, që do të jetë një chip-arizim specifik tek të gjithë ne, me justifikimin që në këtë formë do të mund të kryejnë më lehtë shërbimet dhe shkëmbimet në jetën e përditshme, do të mund të gjenden më lehtë elementët kriminalë dhe të tjera justifikime, por që në fakt fshehin veprën e tyre kriminale kundër njerëzimit.

Gates, Soros dhe Fondacioni Clinton kanë blerë disa njerëz në Athinë, mes kompanive të tyre farmaceutike, kanë blerë gjithashtu bashkëpunimin me Media-n, apo edhe disa pedagogë, që promovojnë idenë e punës online dhe slloganin “Qëndrojmë në Shtëpi”, por që në fund përkthehet “Mbetemi të Papunë, Patetikë dhe totalisht të Kontrolluar”.

Tani restorantet, tavernat dhe kafetetë do të punojnë, por tavolinat do të jenë me një distancë nga njëra-tjetra, kamarierët do të të shfaqen me maskë dhe në atë moment, ti bie psikologjikisht dhe as nuk të shijon më ushqimi, as edhe nuk të pihet më një ‘frape’. Për të t’u vendosur RNA-ja mes vaksinës në gjak dhe që ta pranosh chip-arizimin pa kundërshti, duhet të kalosh një periudhë imponimi traumatik psikologjik dhe disiplinimi arbitrar. Ja, është kjo që po kalojmë tani dhe do të kalojmë edhe në javët dhe në muajt në vazhdim.

Por, kur shikoj dhe lexoj numrat nuk më duket se kemi kaluar ndonjë epidemi, e jo më pandemi. Lutem që të afërm njerëzish që kanë ndërruar jetë nga Covid-19 të më shkruajnë dhe të më tregojnë nëse vuanin nga sëmundje të tjera, apo ndërruan jetë vetëm nga Covid-19. Njerëzit sot duhet të flasin, në mënyrë që të zbulojmë skemën e krijuar artificialisht për të mbjellë panik.

Studimin e kemi filluar dhe do ta vazhdojmë në mënyrë që të nxjerrim të gjithë të vërtetën në dritë, si dhe t’u japim përgjegjësitë penale personave që na qeverisin, që me një të rënë të “bilbilit”, shkatërruan me mijëra familje dhe sipërmarrje të vogla dhe të mesme.

Se mos zgjohemi ndonjë mëngjes ne grekët, tërësisht apatikë, me gjysmën e popullsisë të paralizuar nga papunësia, me një pjesë të Egjeut apo të Evros “të kafshuar”, sepse mendjet e sëmura të miliarderëve majtistë po mbjellin panik në Greqi dhe në mbarë botën, mes veglave të tyre në çdo shtet.

Ndërkohë që “the Economist” shkruan që është e ndaluar të kemi një “lockdown” të dytë, një grup idiotësh dhe veglash në duart e Sorosit, Gates dhe të disa të tjerëve, në Greqi dhe jo vetëm, vazhdojnë të mbjellin tmerr dhe panik në popull, duke i thënë atij se nëse shtohen rastet me të prekur, do t’i kthehemi një “lockdown”-i të dytë.

Kjo që po jetojmë është një Juntë.

Disa idiotë në Athinë dëshirojnë ta çojnë vendin drejt vdekjes ekonomike.

Por, të mos harrojmë që popujt, njerëzit janë zgjuar dhe Gates, Soros dhe të tjerë kanë filluar të bëhen qesharakë.

***

Do të shkojmë në luftë me Turqinë?

Kemi një rast Imia të ri, në Evro?

A na kanë zaptuar turqit 16 dynymë tokë dhe ne hiqemi sikur të mos ketë ndodhur asgjë?

Qeveria e lidhur me Berlinin dhe Fondacionet e Gates dhe Soros, mos ndoshta do të pranojë një Lozanë të re?

***

Popujt sot nuk kanë përballë Gates, Soros dhe të tjerët e Qeverisë Globale, sot popujt kanë përballë vetë qeveritë e tyre. Kundër tyre duhet të reagojnë kryesisht, kundër qeverive që vetë kanë votuar.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Boris Johnson tërheq marrëveshjen me "Huawei" për 5G. Zero përfshirje Kineze deri në vitin 2023, në Angli.

Next Story

BE kundër Amerikës, me një deklaratë të padëgjuar më parë: "Fundi i Udhëheqjes Amerikane të Botës dhe Ngritja e Kinës"

Latest from Opinione