Ja kështu, setajet përcaktojnë historinë.
Një hologram i realizuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (IA) tregon sesi u luajt fati i kandidatit për president të SHBA-së Trump, në disa centimetra dhe milimetra dhe në një lëvizje të rastësishme të kokës, siç vërehet dhe analizohet gjatë kohës së goditjes dhe trajetores së plumbit.
Vrasësi, qitësi, atentatori i Trump, përfundimisht vrau një njeri dhe plagosi dy të tjerë, përveç ish presidentit të SHBA-ve.
Ashtu siç vumë në dukje edhe në artikujt e mëparshëm, ish presidentin amerikan Trump e mbrojti Perëndia, disa thonë që ishte me fat, pasi arsyeja që shpëtoi ishte thjesht një lëvizje, apo kthesë e papritur e kokës.
Kjo lëvizje rrotulluese e kokës dhe distanca nga pika e qitjes tek ai, kanë mjaftuar që kandidati republikan të mos humbiste jetën.
Në veçanti, atentatori i mundshëm kishte shënjestruar tëmthin e djathtë të ish presidentit amerikan, por ai ktheu kokën krejt rastësisht, mesa duket, me rezultat që jo vetëm madhësia e objektivit që zvogëlohet, por në fund u godit vetëm veshi i djathtë, tek i cili depërtoi edhe plumbi.
Shihni sesi e regjistroi dhe e paraqiti hologrami i krijuar me IA e skenës, bazuar në lëvizjet e Trump dhe drejtimin e plumbit (video).
Historia shkruhet shpesh nga detajet.
Nëse atentati kundër Adolf Hitlerit do të kishte pasur sukses, nëse Lee Harvey Oswald nuk do të kishte pasur sukses mbi presidentin Kennedy, nëse vëllai i tij M. Kennedy nuk do të ishte vrarë nga Sirhan-Sirhan, nëse Xhon Hinkli do të kishte arritur të vriste R. Reganin (e goditi në gjoks dhe krah, por plagët nuk ishin fatale), gjithçka do të ishte ndryshe sot.
Nëse plumbi i 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks do të kishte depërtuar në kafkën e Donald Trump, gjithçka do të shkruhej ndryshe nga ajo që do të ndodhte në nëntor 2024 dhe pas 20 janarit 2025…