Turqi: Manastiri Historik Bizantin Kristian “Hora” në Stamboll Rihapet nga Sot & Funksionon si Xhami

/

Presidenti Erdogan lidhet drejtpërdrejt me këtë vendim.

Kisha bizantine e Manastirit Hora në Kostandinopojë po përgatitet të funksionojë sërish sot si xhami, raportojnë mediat turke.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se Presidenti Rexhep Tajip Erdogan do të marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar përfundimin e projekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve për ruajtjen e 201 monumenteve historike, duke përfshirë Manastirin grek “Hora”.

Sipas planifikimit, gjatë një ceremonie në Qendrën e Konferencave të Pallatit Presidencial në Ankara, presidenti Erdogan do të lidhet drejtpërdrejt me Manastirin Hora.

Raportet e mëparshme përurimin për funksionimin e kishës historike bizantine, me mozaikë të paçmueshëm, e vendosnin rreth datës 23 shkurt 2024, por Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë shtyu njoftimin se Manastiri Hora, do të funksionojë si xhami në maj 2024.

Kisha e Shën Sotirit në Manastirin Hora, pjesë e kompleksit të manastirit, daton nga shekulli i 6-të pas Krishtit, ndërsa mozaikët dhe afresket e saj unike dhe u krijuan në shekullin e 14-të, nga 1305 deri në 1320, gjatë mbretërimit të Perandorit Bizantin Palaiologos.

Është monumenti me mozaikët më të përpunuar bizantinë, që ruhen në Kostandinopojë, së bashku me Agia Sofinë dhe Manastirin e Pam-makaristos, i cili funksionon gjithashtu si një xhami e quajtur Fethije. Agia Sofia iu kushtua gjithashtu adhurimit fetar mysliman në vitin 2020.

Manastiri Hora u shndërrua në xhami në vitin 1511, 58 vjet pas rënies së Konstandinopojës. Megjithatë, me vendim të kabinetit turk, në vitin 1945 u bë muze.

Pas këtij vendimi, specialistë nga SHBA kryen një projekt të madh restaurimi dhe konservimi të mozaikëve dhe afreskeve, duke hequr suvatë që i mbulonin. Puna, e cila filloi në vitin 1948, përfundoi dhjetë vjet më vonë, në vitin 1958.

Por në vitin 2019, Këshilli i Shtetit i Turqisë (Danistaj) e anuloi vendimin e vitit 1945 dhe një vit më vonë, Presidenti Erdogan njoftoi se monumenti do të funksiononte sërish si xhami.

Previous Story

JP Morgan: "BRICS në 2024 do të Bëhet Një Fuqi Globale - SHBA do të Përjetojë Një Krizë si Ajo në 1973!"

Next Story

CIA Kërkon Agjentë - Çfarë Kualifikimesh Duhen për t'u Anëtarësuar?

Latest from Info

Apokalipsi i Joanit

Dragoj, krijesa të çuditshme, beteja epike dhe një histori e thellë dashurie, e shënuar nga keqdashja