Simboli në Bluzën e Macron, Domethënës!

/

Teoria parashtron se Macron mund të ketë portretizuar mes simbolit që mban në bluzë, lidhjet e tij me “Bohemian Club”, një klub famëkeq amerikan, i njohur për anëtarët e tij të shquar që vijnë nga qarqet politike, ato të biznesit, qarqet e ushtrisë dhe atyre të artit.

Janë trekëndëshat që duken si buf, që bën të vëmendëshmit të mendohen.

Simboli i klubit është bufi, një simbol i aftësisë për të kapur të panjohurën në errësirë.

Gjatë dekadave, shumë histori janë thënë dhe treguar për ritualet satanike që pretendohet se ndodhin në takimet e këtij klubi.

Besohet se gratë shmangen nga ky institucion, apo nga kjo organizatë, pra asnjë grua nuk ka marrë ndonjëherë anëtarësim të plotë në të.

Zona ku mblidhen, apo takohen është e blinduar dhe ruhet rreptësisht nga forca private të sigurisë dhe polici. Elita e di mirë që fshehtësia është baza e fuqisë së saj.

Kafsha heraldike e klubit është figura e bufit prej guri, rreth 14 metra e lartë. Bufi luan një rol të rëndësishëm si simbol në qarqet okulte. Bufi pra, përfaqëson edhe në rastin në fjalë Klubin Bohemian dhe është simboli i tij.

Rituale të çuditshme zhvillohen gjatë netëve të takimeve, ritet okulte mbahen përballë statujës së bufit të idhullit Moloh të quajtur gjithashtu Moleh. Është adhurimi i kultit të misterit të dikurshëm babilonas.

Elita kryen sakrifica të simuluara njerëzore në altar përpara idhullit të bufit. Kështu, vendosin për shembull një kukull në formën e një fëmije në altar dhe ia sakrifikojnë “foshnjën” idhullit Moloh.

Nëse lexoni Biblën, ose studioni dokumente historike të kohës, do të dini apo mësoni se në Mbretërinë e Babilonisë dhe të Kanaanit, fëmijët flijoheshin në zjarr, si një ofertë rituale për perëndinë Moloh.

Për këtë qëllim, të ashtuquajturit “priftërinj” vishen me rroba të zeza dhe të kuqe dhe realizojnë një “djegie të pikëllimit” mistik. Në mënyrë simbolike, “shqetësimet e botës” vendosen në një urnë dhe digjen.

Bufi është një simbol që gjendet në kultura të ndryshme, por nuk duket të ketë një statujë të bufit që lidhet me Molohun, ose kultin e misterit babilonas. Moloh, i njohur gjithashtu si Moleh, ishte një zot i adhuruar në Lindjen e Mesme të lashtë, shpesh i lidhur me flijimin e fëmijëve.

Molohu ishte një zot kananit dhe amonit i përmendur në Dhiatën e Vjetër. Ai lidhet kryesisht me flijimet e fëmijëve, të cilat bëheshin përmes zjarrit para idhullit të tij. Në traditën rabinike, Molohu përshkruhej si një statujë bronzi që nxehej me zjarr dhe viktimat hidheshin në të. Adhurimi moloh është përdorur në mënyrë metaforike në letërsi dhe gazetari, për të përshkruar situata që kërkojnë sakrifica të mëdha.

Ritheksoj: Moloh është përdorur në mënyrë metaforike në letërsi dhe gazetari, për të përshkruar situata që kërkojnë sakrifica të mëdha.

Është Emmanuel Macron anëtar i Bohemian Club?

Jemi vallë në periudha ku do të na kërkohen sakrifica të mëdha?

Previous Story

Kuptimi i Pagëzimit

Next Story

“Bohemian Club & Bohemian Grove” në Serialin “House of Cards” - Cili Është Thelbi i Ritualeve Pagane që Zhvillohen Atje & Prej Kujt?

Latest from Info