Skandal në Mal të Shenjtë – Policia Rrethon Manastirin që Nuk i Bindet Patriarkanës së Stambollit (Kostandinopojës)!

/

“Ortodoksi ose Vdekje”: Manastiri historik Esfimenou, me 118 murgjit e tij të moshuar, është i rrethuar nga forca të armatosura të policisë greke.

Igumeni Metodios thotë: “Do ta mbrojmë manastirin deri në fund”!

Manastiri i Shenjtë martir dhe historik i Esfimenou është përsëri i rrethuar nga forcat e policisë, me 118 murgjit që paralajmërojnë se do të sakrifikojnë veten që Patriarkana e Kostandinopojës të mos sekuestrojë pronat e tyre.

Në këtë moment, qindra policë me mjete të rënda janë afruar pranë Manastirit dhe pritet urdhri përfundimtar për bastisje.

Këta pleq murgjër, që prej vitit 1972 kanë mbajtur një qëndrim të ashpër kundër drejtimit të Ortodoksisë Ekumenike, duke ndërprerë çdo kontakt me Patriarkanën Ekumenike të Stambollit, duke mos u pajtuar për takime apo bashkëpunim me përfaqësuesit e Kishës Katolike Romake.

Që nga ajo periudhë, në manastir valëvitet banderola “Ortodoksi ose Vdekje”.

Ngjarja nisi të martën e kaluar (16/7) kur Stacioni i Policisë Karyon i dërgoi një letër Episkopatës së Shenjtë të Malit Athos, duke kërkuar leje për të vazhduar me një operacion në shkallë të gjerë dëbimi në zonat e Athos, me ndihmën e forcave policore dhe mjeteve të rënda, pas kërkesës së përmbaruesit.

Një slogan i murgjërve, që për ta është një qëndrim jete.

Që nga viti 2002 vëllazëria e vjetër është shpallur “ilegale” dhe deri më sot për sistemin e drejtësisë greke, murgjit e Manastirit Esfigmenou janë cilësuar si “skutarë / të paligjshëm” dhe u është kërkuar të largohen nga Manastiri.

Në të njëjtën kohë, ata janë përjashtuar nga burimet shtetërore dhe europiane të financimit, ndërsa Këshilli i Shtetit prej afro 20 vitesh ka njohur zyrtarisht si të ligjshme, një vëllazëri të re murgjërish të Manastirit Esfimenou, me qendër në Karyes, duke u hequr çdo të drejtë apo privilegj anëtarëve të vjetër të Manastirit.

“Ne jemi gati për të mbrojtur manastirin deri në vdekje!”

Igumeni Metodios, një nga të dënuarit dikur me 18 vite burg nga rrethimi i vitit 2013, tha për mediat vendase se “në rast të një operacioni policor nuk do të qëndrojnë duarkryq”.

“Ne jemi gati ta mbrojmë manastirin deri në vdekje, ky është atdheu ynë shpirtëror. Këtu kemi lindur shpirtërisht dhe këtu do të vdesim.

Oficerët e policisë janë nënpunës civilë, i kuptoj që janë të detyruar të bëjnë atë që u thuhet dhe na përndjekin. Kemi të moshuar që kanë jetuar këtu për 50, 60 dhe 70 vite.

Na ndalojnë të dalim nga manastiri për të shkuar për të marrë ushqime. I mbajmë gjërat në shpinë dhe ecim 1.5 kilometra. Të lëmë pleqtë, të vdesin sepse duan dy persona? Pasha Zotin, ku jemi? thotë ai.

“Lërini të vijnë!”

Sipas igumenit Metodios: “Le të vijnë dhe le të bëhet ç’të bëhet. Nëse policia më tërheq dhe më heq zvarrë, a do të rrinë murgjit duarlidhur?

Apo nëse shikojnë ndonjë polic të godasë ndonjë murg, do të ulen etërit e kishës dhe do të bëjnë sehir? Do të bëhen krime dhe këto janë të motivuara dhe po vihen në lëvizje nga murgjit e sjellë nga Patriarkana, që nuk kanë qëllime në jetën shpirtërore.

Ne nuk lëndojmë askënd, kurrë, kush e thotë, gënjejnë!”

Si në vitin 2006, po ashtu edhe në vitin 2013, Mali Athos u shënua nga sulmet e policisë greke në Manastir.

“Nuk kemi lidhje as me Komunitetin e Shenjtë dhe as me Patriarkanën. Lidhjen e kemi me njerëzit. Ne pranojmë vetëm atë që lanë Etërit e Shenjtë të Kishës.

Na akuzojnë për gjëra që nuk janë të vërteta, për shembull: vallaha ne stërvitim komando ruse dhe të tjera turpe të tilla!

Ne, këdo që vjen në manastir e presim, i japim një copë bukë për të ngrënë, edhe turk të jetë do t’i ofrojmë një gotë ujë. Dhe kjo bëhet me mundin tonë, sepse çdo gjë na është marrë.

Shumë herë nuk kam as 5 euro për të blerë diçka për plakun, murgun më të vjetër dhe ja kam borxh vëllezërve të tjerë, nga jashtë, që na ndihmojnë”, thotë ai.

Dhe shton:

“Çfarë erdhëm të bënim në malin Athos? Nuk kemi ardhur këtu të mbledhim lekë si ata, që dy veta të marrin të gjitha të ardhurat e Manastirit. Çfarë po bëjnë ata?

Jam gjykuar 65 herë. A është kjo kundër Zotit? A janë këta murgj në malin Athos? Ne kurrë nuk kemi lënduar askënd.

Bota na mbështet shumë dhe mesazhi im është: Të qëndrojmë grekë dhe ortodoksë dhe t’u kthehemi zakoneve dhe sjelljeve tona. Dhe të mund të jetojmë si komb, sepse çdo komb që shkatërron moralin dhe zakonet është i destinuar për asgjësim”, përfundon ai.

Në vitin 1972, manastiri i Esfigmenou ndërpreu të gjitha lidhjet me Patriarkanën Ekumenike dhe që atëherë marrëdhëniet e tyre kanë mbetur të prishura pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar herë pas here nga ana e Patriarkanës.

Në vitin 2005, Këshilli i Shtetit njohu si të ligjshme vëllazërinë e re të Manastirit Esfimenos, e cila ka selinë në Karyes dhe përbëhet nga dy murgj, të cilët njihen zyrtarisht nga Komuniteti i Shenjtë i Malit Athos, duke u hequr çdo të drejtë apo privilegj murgjve “të vjetërve” dhe të përhershëm atje.

Marrëdhëniet midis murgjve të vjetër dhe të rinj të Manastirit Esfigmenou çuan në një konfrontim të ashpër në verën e vitit 2013. Anëtarët e komunitetit të ri më pas u përpoqën të dëbonin murgjit që po braktisnin manastirin pak më poshtë në Karyes. Ikona, pamja me një nga murgjit e Manastirit të vjetër që mban në dorë një shishe molotov në flakë, që reagonte pra ndaj dhunës nl Manastir, mbushi artikujt dhe Mediat e asaj kohe.

Ndaj anëtarëve të manastirit të vjetër janë në pritje dënimet e Gjykatës, si dhe vendimet e dëbimit nga Mali Athos, por ata deklarojnë se janë të prerë dhe prej andej do të dalin vetëm të vdekur.

Igumeni i Manastirit, Metodios, qëndron i palëkundur në bindjet e tij: “Përndjekja e dikujt për besimin e tij është fitore”.

Vetë igumeni Metodios thotë: “Jemi persekutuar si të krishterët e hershëm, por jo nga armiqtë, por nga vetë Patriarku, i cili duhet të jetë ati ynë, si dhe nga Komuniteti i Shenjtë.

Ne gjithashtu nuk mbajmë marrëdhënie me Kishën e Greqisë dhe kjo sepse Mali Athos nuk i përket Kishës në pushtet, por Patriarkanës. Dallimi ynë me Patriarkun është shpirtëror”, nxiton të sqarojë ai. “Ne nuk e konsiderojmë ortodoks më atë, Patriarkun, me ato që bën, duke qenë se veprimet e tij janë kundër Kishës Ortodokse dhe për këtë arsye nuk e përkujtojmë në lutjet tona.

Siç shpjegon ai, rregullat e Kishës “e ndalojnë lutjen e përbashkët me heretikët, me katolikët, apo me njerëzit jofetarë siç bën Bartolomeu, i cili pohon se të gjitha fetë fshehin një pjesë të së vërtetës. Por një gjë e tillë nuk është gjë tjetër, veçse një gënjeshtër. Nga Etërit mësuam se e vetmja e vërtetë është Krishtërimi Ortodoks dhe se vetëm atje mund të shpëtojmë.

Ndërsa financimi është një kalë troje, që një ditë edhe gratë të hyjnë në malin Athos!

Në fund të fundit, ne konsiderojmë se paratë europiane janë Kali i Trojës, i cili do të shkatërrojë Malin Athos. Disa nxituan të thoshin: ‘Pse nuk i lejoni gratë të hyjnë në malin Athos. Duke qenë se paratë që merrni vijnë edhe nga taksapagueset femra’. Unë u përgjigjem se nëse pranojmë shumat e miratuara nga shteti grek dhe BE për manastiret, është sikur të pranojmë që të na tërheqin për hundë disa, siç bën sot shteti grek.

Manastiret po thithin vazhdimisht para si rezultat i të cilave BE-ja në të ardhmen do të kërkojë hapjen e Malit Athos për gratë. Kjo është arsyeja pse ne përpiqemi dhe mbështetemi ekskluzivisht në forcat tona, ruajmë reliket e manastirit, vetë manastirin, duke përjashtuar argjendin e hebrenjve.

Ne e deklarojmë veten grekë deri në kockë dhe refuzojmë t’ua dorëzojmë hebrenjve trashëgiminë shpirtërore të grekëve, të cilën e kemi fituar me gjak dhe sakrifica.

Mos harroni se pas Bashkimit Europian qëndron zionizmi ndërkombëtar, i cili ofron shumë para, që të mund të na kontrollojë. Të tilla janë edhe vlerësimet, të cilave u referohen, të paguara për të na shkatërruar.

E gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse përralla. Siç tha Kissinger dikur, ‘grekët nuk luftohen lehtë’. Duhet tua prishni fenë, gjuhën, traditën dhe zakonet, në mënyrë që të mund t’i bëni si të doni më pas.”

Previous Story

Tërmet në Kretë

Next Story

Biden Dha Dorëheqjen si Kandidat për Presidencën e SHBA - Deklaroi Mbështetjen për Zv.Presidenten Kamala Harris

Latest from Info