“Tërmet” në SHBA me të Dhëna të Reja për Atentatin & Sherbimin Sekret!

/

Çfarë zbulojnë mediat amerikane për tentativën e vrasjes së Donald Trump.

Vazhdojnë zbulimet tronditëse për atentatin në tentativë që do të zhyste SHBA-në ndoshta në luftë civile!

Një numër Mediash amerikane raportojnë se 20-vjeçari Thomas Crooks po monitoronte zonën dhe vetë objektivin me dron, përpara se të hapte zjarr.

“I armatosuri që qëlloi në kokë (vesh) ish presidentin Donald Trump në një takim elektoral në Pensilvani, të shtunën, fluturoi paraprakisht një dron mbi vendin e fjalimit të fushatës, disa orë para se Trump-i të dilte në skenë”.

Sa më sipër u zbulua nga NBC News, duke hedhur dritë mbi një tjetër aspekt të errët të tentativës kundër kandidatit Trump.

Droni i kamerës lejoi të armatosurin 20-vjeçar, Thomas Crooks, të merrte një fotografi që e ndihmoi atë të planifikonte sulmin e tij, tha një burim i mirëinformuar për gazetën amerikane.

Wall Street Journal së pari konfirmoi se Crooks përdori një dron.

Fox News raportoi gjithashtu se vrasësi i mundshëm i kandidatit Trump fluturoi me dronin e tij, më shumë se një herë!

Në fakt, përballë zbulimeve, prezantuesja e “The Ingraham Angle” e quajti “të pabesueshme ato që mësohen dhe që sa vjen e përkeqësohen informacionet çdo ditë e më shumë”.

Vëzhgimi ajror duket të jetë një tjetër dështim sigurie që lejoi personin e armatosur të tentonte të vriste ish presidentin e SHBA-ve, pa u ngacmuar.

Siç transmetojnë rrjetet amerikane, është e qartë se Shërbimi Sekret duhet të ndalojë dronët në zonat ku do të vendosen forca (p.sh. për të mbrojtur një person, ose një ndërtesë).

Mirëpo, kjo masë në rastin konkret duket se është… shpërfillur!

Zbulimi i dytë më tronditës është ai që kryeson gabimet e tmerrshme të sigurisë në takimin elektoral, që pothuajse rezultoi fatal për kandidatin Trump.

Kujtojmë se Shërbimi Sekret Amerikan ishte paralajmëruar për Thomas Crooks dhe e cilësoi atë si një “kërcënim”, vetëm 10 minuta para se ish presidenti Donald Trump të dilte në skenë, por sërish ai u lejua të qarkullonte në vendin e përcaktuar për zhvillimin e takimit dhe të kryente atentatin!

Previous Story

Shqipëria e Para në Europë

Next Story

Rusia Paralajmëron për "Rritje të Pranisë" të Luftanijeve të NATO-s në Detin e Zi

Latest from Info