Humbje e Rusisë në Kherson apo Taktikë Lufte?

/

Çfarë ndodhi natën para shpërthimit në lumin Dnieper?

Dëshmitë ruse për tërheqjen brenda natës të forcave nga bregu i djathtë i lumit Dnieper dhe Kherson janë tronditëse. Udhëheqja ruse nuk u kujdes për të siguruar as një korridor të sigurt evakuimi gjatë dorëzimit-marrjes së qytetit.

Po konsiderohet humbje e madhe e Putinit që kur u bë president i Rusisë, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në të ardhmen me këtë territor.

Skenat e zhvilluara mbrëmë kanë qenë kaotike. Rusët filluan tërheqjen e tyre masive sapo ra errësira. Evakuimi nga bregu i djathtë i rajonit Kherson u bë natën, si përgjatë urave lundruese (tanke mbajtëse, mjete luftarake këmbësorie dhe mjete të tjera të blinduara).

Në total, më shumë se 20.000 ushtarë rusë u larguan nga bregu i djathtë. Të fundit ishin parashutistët rusë.

Pas përfundimit të tërheqjes ruse, ura u hodh në erë. Rusët hodhën në erë edhe urën hekurudhore mbi lumin Dnieper pranë urës Antonovsky.

Trupat ruse shkatërruan urat rrugore dhe hekurudhore, duke ndërprerë lëvizjen e mundshme të forcave ukrainase në bregun e majtë.

Sa më sipër është tërheqje e pastër dhe jo humbje në dyluftim. Pse kjo tërheqje? Cila vallë do të jetë taktika që pason?

Të gjitha këto erdhën pasi u deklarua hakerimi i sistemit amerikan DELTA që përdorte ushtria ukrainase. Mos ndoshta informacione të marra kanë bërë Rusinë që të ndryshojë strategjinë?

Flamuri ukrainas është ngritur në Kherson në fotot e qarkulluara në mediat sociale me raportime për një tërheqje kaotike ruse.

Flamuri i vendosur në qendër të Khersonit, besohet se është ngritur gjatë natës. Sipas raporteve ruse, forcat ukrainase kanë hyrë në qytet.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se, “ushtarët u transferuan me sukses në bregun e majtë të lumit Dnieper dhe se sot në orën 5 të mëngjesit ka përfunduar transferimi i trupave ruse në bregun e majtë të lumit.

Në bregun e djathtë nuk mbeti asnjë pajisje dhe armë ushtarake, e gjithë ushtria ruse u zhvendos në bregun e majtë.

Formacionet dhe njësitë ushtarake të Forcave të Armatosura Ruse pushtuan linjat dhe pozicionet mbrojtëse të përgatitura paraprakisht nga inxhinierët. Nuk ka pasur humbje të personelit, armëve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve të grupit të trupave ruse.

Të gjithë qytetarët që dëshironin të largoheshin nga bregu i djathtë i rajonit të Khersona, u ndihmuan për evakuim.

Gjatë natës, ukrainasit u përpoqën të ndërprisnin transportin e popullsisë civile dhe transportin e trupave në bregun e majtë të lumit Dnieper.

Në dy ditët e fundit, përparimi i njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës në disa drejtime nuk i kalon 10 kilometrat.

Zjarri i artilerisë ruse, sulmet ajrore dhe përdorimi i fushave të minuara ndaluan njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës brenda 30-40 km nga zona e kalimit mbi lumin Dnieper.

Municionet ‘roving Lancet’ dhe zjarri ‘MLRS’ shkatërruan tre mjete amerikanë M777, dy automjete luftarake të këmbësorisë dhe tre kamionë brenda një dite.

Përveç kësaj, më shumë se 20 ushtarakë ukrainas, dy tanke, dy baza artilerie vetëlëvizëse dhe tre automjete të blinduara luftarake u hodhën në erë në fushat e minuara”, përfundon deklarata ruse.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Bombë" në Qeverinë Greke - Javët e Fundit të Qeverisë Mitsotakis

Next Story

Këtu Ka 2 Milionë Vite që Nuk Bie Shi

Latest from Info