Përjashtimi i Izraelit nga Lojërat Olimpike Nuk Ndodhi – Pse?

/

Nëse përjashtuan Rusinë nga Lojërat Olimpike pse të mos përjashtonin apo përjashtojnë edhe Izraelin. Dy vende, një Komitet Olimpik me dy qëndrime dhe dy standarte, që po tregojnë jo vetëm trajtim selektiv me dy vendeve që po sulmojnë ushtarakisht, por në ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike do të marrë pjesë, do të jetë prezent edhe presidenti izraelit Isaac Herzog.

Po Netaniahu pse nuk po shkon në ceremoni?

Pushtuesi dhe vrasësi i palestinezëve do të gjendet në zemër të Europës, në Francë, teksa flamuri palestinez u ndalua gjatë kalimit të flakës olimpike në Vitry-sur-Seine.

Megjithatë, Palestina do të jetë e pranishme në Lojërat Olimpike.

Në të njëjtën kohë, Komiteti Olimpik, Institucionet antiruse të “Perëndit” nuk lejojnë në Lojërat Olipmike as gazetarë sportivë rusë, që të marrin pjesë, të ndjekin lojërat dhe të raportojnë për to.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse deklaron: “Autoritetet franceze, duke mohuar akreditimin e gazetarëve të RIA Novosti Sport në Lojërat Olimpike, po shkelin sërish në mënyrë flagrante detyrimet e tyre në fushën e lirisë dhe pluralizmit të medias, si dhe aksesin në informacion. Kërkojmë nga lidershipi i OSBE-së që të reagojë kundrejt këtij hapi diskriminues ndaj gazetarëve rusë”.

Ndërkohë që zhvillohen shumë protesta për përfshirjen e Izraelit në Lojërat Olimpike.

Njoftimi për shtyp i Ambasadës Ruse në Francë:

“Në këto Olimpiada, Rusia tashmë është bërë kampione në numrin e kufizimeve të paligjshme dhe të paarsyeshme, të vendosura ndaj saj.

Së pari, kombëtarja jonë u përjashtua nga Lojërat Olimpike për arsye thjesht politike, gjë që bie ndesh me parimet themelore të lëvizjes olimpike.

Më pas, Ambasadës iu ndalua ndarja e informacionit për përgatitjen e Lojërave dhe iu mohua qasja në ambientet sportive në Paris. Kjo ndarje shkon përtej praktikave normale diplomatike.

Sot, media ruse, përfshirë gazetarët e RIA Novosti, u privuan nga akreditimi për Lojërat Olimpike, me arsye krejtësisht të pabaza, në shkelje flagrante të parimeve të lirisë së shtypit, të cilat, sipas të gjitha gjasave, janë të një natyre mjaft deklarative për Parisin”.

Paris bëri zgjedhjen e tij!

Por nuk bëri dot zgjedhjen e tij Parisi, për vendin e ushtrisë më amorale dhe makabre në botën e sotme, që gjuan me armë zjarri edhe mbi fëmijë.

Si më poshtë mjeku që deklaron se çfarë ka parë të ndodhë në sulmet në Gaza dhe Palestinë dhe sesi dëshmon që ushtria gotet me armë mbi fëmijë.

Previous Story

Tërmet me Magnitudë 5 Ballë në Bregun Perëndimor të Turqisë

Next Story

Spoti i Neveritshëm, Me Mesazh të Errët i Lojërave Olimpike Paris 2024 (video)!

Latest from Info