Zgjedhjet në SHBA: Trump Përgatit Fushatën për Harris, në Fokus Marrëdhënia e Saj me Një Burrë 30 Vjet më të Madh & Mbrëmjet e Diddy

/

Stafi i Trump përgatitet të godisë Kamalën për lidhjen e saj të viteve 1990 me avokatin dhe kryebashkiakun e San Francisko Willie Brown.

Dy javë më parë, Donald Trump parashikoi se Joe Biden do të tërhiqej nga fushata zgjedhore dhe filloi të hidhte shigjetat e tij në drejtim të zëvendëspresidentes amerikane. “Ajo është kaq e keqe, kaq e mjerueshme, është e pashpresë dhe e keqe”, thoshte ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president, pas një raundi golfi në Florida.

Stafi i Trump, tashmë ka nisur një fushatë të ngacmuese dhe diskretituese kundër Harris, raporton New York Times. Qëllimi është një: dobësimi i besueshmërisë të të zgjedhurve të Bidenit. Trump madje ka thënë në të kaluarën se dikush mund ta kuptonte nga e qeshura e Kamala, që ajo është “e çmendur”. Miliarderi amerikan tashmë po mbledh materiale për një fushatë kundër “kundërshtares” ende hipotetike politike. Informacionet që Trump ka mbledhur tashmë kanë të bëjnë me ecurinë e saj profesionale, si dhe jetën seksuale, komenton portali Bild.

Në periudhën 1994-1995, Kamala Harris kishte një lidhje me një burrë shumë më të madh në moshë, që ishte avokati i parë me ngjyrë i San Franciskos, lidhja e saj me këtë person, që më pas u bë politikan dhe quhet Willie Brown (sot 90 vjeç), i dha spunto në karrierë. Brown ishte rreth 30 vjet më i madhse ajo.

Kamala Harris dhe Willie Brown u takuan pasi ai ishte divorcuar për të paktën një dekadë dhe lidhja e tyre më në fund u bë publike, pasi çifti nuk kishte asgjë për të fshehur. Megjithatë, kundërshtarët e Harris përhapën fjalët se Brown promovoi karrierën e saj në këmbim të lidhjes së tyre.

Kjo do të jetë sërish një armë për të dëmtuar imazhin e Kamala, komenton New York Times.

Fotografi e Brown sot.

Ndërkohë, Brown kohët e fundit kishte mbajtur një qëndrim, duke argumentuar se Joe Biden duhet të jepte menjëherë dorëheqjen dhe t’i kalonte stafetën Kamala Harris. Brown ka thënë se një veprim i tillë do të spastronte trazirat në të cilat është zhytur Partia Demokratike.

Trump ka hedhur “baltë” ndaj Harris përmes platformës së tij “Truth Social”.

Ish presidenti republikan i SHBA-ve e ka etiketuar Kamalën si të paaftë në platformën e tij Truth Social në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, në fillim të muajit korrik.

“Ajo tashmë është e dobët në proçesin e nominimit demokratik, por kjo nuk do të thotë se nuk është politikane ‘shumë e talentuar'”, shkroi me sarkazëm miliarderi amerikan, duke shtuar: “vetëm pyeteni edhe mentorin e saj Willie Brown të ​​San Franciskos”.

Stafi i Trump pritet gjithashtu të pretendojë në informacione se Harris është gjithashtu e njohur me pjesëmarrjen në festat seksuale të organizuara nga reperi 54-vjeçar Diddy (emri i vërtetë Sean Combs).

Muzikanti tashmë ka marrë ankesa për abuzim dhe trafikim të qënieve njerëzore, si dhe është akuzuar për përdhunim. Një video e frikshme qarkullon në rrjetet sociale dhe tregon sesi muzikanti godet një ish të dashurën e tij. Megjithatë, askush nuk ka asnjë provë që Kamala Harris ka njoje me reperin amerikan, thonë mbështetësit e saj.

Për dhjetë vitet e fundit Harris ka shijuar jetën bashkëshortore me bashkëmoshatarin e saj, Douglas Emhoff, 59 vjeç, një avokat i shquar dhe lojtar golfi. Përveç kësaj, ai është bashkëshorti i parë hebre i një zëvendëspresidenteje dhe ndoshta presidenti në historinë amerikane. Harris dhe Emhoff u martuan më 22 gusht 2014, në një ceremoni të vogël, në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni.

Por kandidimi, nominimi i Kamala Harris ka ende rrugë përpara, deri në konferencën e Partisë Demokratike të gushtit 2024, ku votuesit janë ata që do të vendosin.

Previous Story

Përplasje Greko-Turke

Next Story

Fregata e Marinës Indiane INS Brahmaputra në Flakë – Një Marinar i Zhduket - Fregata po Fundoset (video)

Latest from Info