E vërteta është mënyra e vetme me të cilën mund të arrijmë kudo, do të thoshte Julian Assange, pasi çdo vendimmarrje që bazohet në gënjeshtra, apo në injorancë nuk mund të të çojë në asnjë përfundim të mirë.
Mos harroni kurrë se kur Kamala Harris ishte 29 vjeç, kur ajo filloi një aferë, marrëdhënie me 60-vjeçarin Willie Brown, kryetari i Bashkisë së San Francisko dhe një nga njerëzit më të fuqishëm në Kaliforni.
Ai i blinte Kamalas në atë kohë dhurata të shtrenjta, si makinë BMW, por edhe e emëroi atë në dy pozicione me ndikim në publik dhe instanca administrative.
Ai e emëroi Kamala Harris fillimisht në Komisionin e Ndihmës Mjekësore të Kalifornisë, një punë që paguhej 72,000 dollarë në vit, në atë kohë, pagë shumë e majme. Më pas e emëroi atë në Bordin e Apelimit të Sigurimit të Papunësisë të shtetit, një pozicion fitimprurës që fuste në xhepa asaj 97,088 dollarë të tjerë në vit.
Brown më vonë u përball me një hetim korrupsioni të FBI-së për dhënien e kontratave fitimprurëse të qytetit dhe emërimeve, miqve dhe aleatëve të tij politikë.
Edhe pasi u distancuan me Kamalan në vitin 1995, ajo vazhdoi ta përdorte ndikimin e tij për të promovuar karrierën e saj.
“Sigurisht që e ndihmova në garën e saj të parë për t’u prokurore e qarkut në San Francisko”, ka deklaruar publikisht Brown.