Reagimi i Menjëhershëm i Lavror për Armët Amerikane Bërthamore në Europë

/

Lavrov tha se: “Situata rreth Ukrainës është e ngjashme me krizën e raketave Kubane në 1962. Kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj sigurisë së Rusisë gjenden pikërisht në kufijtë e vendit”.

I pyetur sesa e ngjashme ishte situata në kohën e krizës së raketave Kubane me situatën aktuale rreth Ukrainës, ministri i jashtëm rus theksoi se “ka ngjashmëri”.

Sot është edhe më afër se raketat Jupiter (raketat balistike me rreze të mesme) që ishin në Turqi. Po bëhet një fushatë ushtarake për të ndarë Ukrainën me të gjitha llojet e armëve”, theksoi Lavrov.

“Në vitin 1962 Kenedi dhe Hrushovi gjetën forcën brenda tyre për të treguar përgjegjshmëri dhe mençuri, për ta ndalur agresionin, por sot një gadishmëri të tillë nuk e shoh që ta ketë Uashingtoni, që po kërkon luftën.

Rusia është e hapur të negociojë me Ukrainën, por me instruksionet direkte të sponsorave perëndimorë, po e refuzon dialogun.

Qëndrime si ato të Gjermanisë, që na kujtojnë se gjermanët paguan secili për Luftën e Dytë Botërore, janë trende të rrezikshme krahasimore.

Po ua them hapur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara për një Europë të dobët dhe të deindustrializuar”, tha Lavrov.

Ky është momenti i betejës reale, pasi amerikanët po furnizojnë me armë bërthamore Europën për të goditur Rusinë. Kundërpërgjigjen duhet ta kemi parasysh të gjithë dhe gjithkush që sot mendon se vendlëshimi i bombës do të jetë edhe objektiv sulmi. Në një logjikë sempliste, po, do të ndodhte kështu, por nëse një armë edhe pse mund të lëshohet nga një vend Europian, është një armë amerikane, për rrjedhojë mos përjashtoni vendimin që objektivi i parë i goditjes të jetë vendi i burimit të armëve, vendi furnizues i Europës me armë bërthamore dhe më pas vendi nga ku do të jetë lëshuar arma bërthamore.

Ky është plani amerikan për përshkallëzimin e luftës dhe përqëndrimin e kësaj lufte në Europë, por mendohet nga analistë dhe opinionistë ushtarakë se kësaj here objektiv për goditje do të jetë vetë kontinenti amerikan dhe Departamenti i Shtetit që organizoi dhe nxiti këtë luftë, si dhe e shndërroi atë në mjet të shkatërrimit ekonomik të Europës.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

SHBA Sjell Kapsulat Bërthamore në Europë

Next Story

Protesta e 12 Nëntorit (PD-PL) do të Jetë Përplasje - Shpresojmë Jo Një "21 Janar"

Latest from Info