Izraeli: Kërkojmë Përjashtimin e Turqisë nga NATO

/

“NATO duhet të dënojë synimet turke”, tha ministri i jashtëm izraelit Katz.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz i ka bërë thirrje NATO-s që të përjashtojë Turqinë nga aleanca, duke përmendur kërcënimet e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të pushtuar Izraelin dhe retorikën e tij agresive.

Katz u bëri thirrje diplomatëve që të punojnë me anëtarët e NATO-s për të dënuar Turqinë dhe për të kërkuar largimin e saj nga aleanca rajonale, duke nënvizuar tensionin në rritje midis Tel Avivit dhe Ankarasë.

“Duke marrë parasysh kërcënimet e presidentit turk Erdogan për pushtimin e Izraelit dhe retorikën e tij të rrezikshme, ne bëjmë thirrje për bashkëpunim urgjent me të gjithë anëtarët e NATO-s për të dënuar Turqinë dhe për ta përjashtuar atë nga aleanca rajonale”, tha ministri izraelit.

Masa pritet të tensionojë më tej marrëdhëniet midis dy vendeve, me Turqinë e kritikuar vazhdimisht për mbështetjen e saj për grupe të tilla si Hamas.

Ministri izraelit tashmë në deklaratat e tij e kishte paralajmëruar Erdoganin se “do të ketë fatin e Sadam Husein”, ndërkohë që thirrjet për deeskalim nga ana e Turqisë po shtohen.

Në të njëjtën kohë, Hezbollah njoftoi për Associated Press se tashmë ka lëvizur në pozicione luftarake sistemet e tij raketore, të shpërndara brenda zonës së Libanit të Jugut.

Previous Story

Rrjetet e Infrastrukturës Strategjike Franceze Janë Nën Sulm!

Next Story

Rusët Duan të Përfundojnë njëherë e Mirë me Ukrainën!

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e