Bëni Kujdes se Mos e Gjakosin Himarën më 4 Gusht!

/

Nëse dëgjon gjuhën e së majtës, ajo është e ngarkuar me mllef, urrejtje, inat dhe epërsi egoizmi që ua jep regjimi, për të fituar me patjetër zgjedhjet lokale në Bashkinë e Himarës.

Nëse dëgjon altoparlantët gazetarë dhe analistë të regjimit shqiptar, ka nuanca edhe më të thella të urrejtjes dhe mllefit ndaj kandidatit të opozitës për kreun e Bashkisë së Himarës, me vallaha pretekstin e vorio-epirotit, apo anëtarit të organizatave ekstreme greke me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe nëse bën analizë të Kryeministrit Rama, që për egon dhe interesat e tij po shkrin edhe vetë Partinë Socialiste, me qëndrimet që po mban, duket i vendosur për ta fituar Bashkinë e Himarës me çdo kusht dhe me çdo kosto.

Belerin e futi në një kurth pa pengje, në një çark pa “kaçkavall”, në një arrestim vallaha flagrant, si dikur të arrestuarit për agjitacion dhe propagandë dhe e solli Bashkinë e Himarës, në zgjedhje të tjera më këtë 4 gusht, duke shkelur çdo ligj, duke shkelur mbi të gjithë, duke e bërë leckë Kushtetutën, duke na bindur që është “drakula” i çifligut Shqipëri, që i duket se ia kanë lënë trashëgim, të paudhit.

Nëse zgjedhjet do të jenë të lira, fitorja e opozitës është e sigurtë, për shumë arsye, por kryesorja është se himariotët nuk e duan, as nuk e pranojnë dot Ramën dhe bandën e tij politike të hajdutëve të pronave të tyre, në rivierën shqiptare. Kjo mjafton që çdokush të jetë i bindur se PS nuk ka asnjë shans të fitojë në Himarë.

Dhe teksa shikoj grykësinë dhe etjen e Ramës për të gllabëruar drejtimin e Pushtetit Lokal në Himarë, më rezulton se këtë do të përpiqet ta arrijë mes një kurbani, mes një incidenti, mes mbjelljes së frikës dhe fobisë, për të mbajtur votuesit larg kutive të votimit.

Edhe gjak mund të ketë dhe kjo më duket më e mundshmja të ndodhë, por askush nuk duhet të tutet. Himariotët kudo që të jenë dhe kanë të drejtën e votës, duhet të shkojnë në Himarë të diel dhe do të duhet të votojnë kandidatin e opozitës, për të dëbuar regjimin nga Himara, për t’u prerë gjymtyrët hajdutëve me pushtet të pronës së tyre të palujtshme, të truallit të tyre që e kanë trashëguar nga të parët gjeogjenë.

Nëse shikojmë historinë e Ramë kaçakut në 3 dekada dhe të himariotëve në shekuj, padyshim që fiton Himara dhe himariotët.

“I tan i epi tas”, himariotë!

E diela e 4 gushtit 2024 në Himarë, duhet të shkruhet në historinë e Shqipërisë me të zezë mbi blu!

Previous Story

Iran: Khamenei Urdhëroi Sulm të Menjëhershëm Ndaj Izraelit!

Next Story

Skandali i Hillary Clinton me 18 Milionë Dollarë & Ndihma e FBI! (video)

Latest from Info