Ankaraja Veto Bashkëpunimit NATO-Izrael, në Përgjigje të Vrasjes së Haniya!

/

Ankaraja i përgjigjet thirrjeve të Tel Avivit për përjashtimin e Turqisë nga Aleanca NATO.

Turqia vuri veton ndaj bashkëpunimit midis NATO-s dhe Izraelit dhe tha se aleanca nuk duhet të punojë me Izraelin si partner, derisa të përfundojë konflikti në Lindjen e Mesme, thanë burimet e Brukselit.

Ky është një sukses i madh për Ankaranë që ndërpret rrjedhën e informacionit të NATO-s në Tel Aviv, të paktën në nivelin e aleancës.

Izraeli ka statusin e partnerit të NATO-s dhe ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me aleancën ushtarake dhe disa nga anëtarët e saj, veçanërisht aleatin e saj më të madh, Shtetet e Bashkuara.

Turqia ka vënë veton ndaj të gjitha angazhimeve të NATO-s me Izraelin, duke përfshirë takimet dhe stërvitjet e përbashkëta, duke e konsideruar “masakrën” e palestinezëve nga Izraeli në Gaza, si shkelje të parimeve themelore të NATO-s.

Burimet thanë se Turqia do ta mbajë këtë bllokadë dhe nuk do të lejojë që Izraeli të vazhdojë, apo të avancojë ndërveprimin e tij me NATO-n derisa të përfundojë konflikti, pasi beson se veprimet e Izraelit në Gaza shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat globale të njeriut.

Pas samitit të NATO-s në Uashington në korrik, presidenti turk Tajip Erdogan tha se nuk ishte e mundur që NATO të vazhdonte bashkëpunimin e saj me qeverinë izraelite.

Previous Story

Inspirimi në Shkimet e Shenjta

Next Story

Wagner-i Rus Mori Përsipër Ruajtjen e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro & Mbrojtjen e Vendit! (video)

Latest from Info