Papa Orienton Politikat Globale Drejt KOMUNIZMIT – Kundër Pronës Private!

Kreu i Kishës Katolike kërkon t’i jepet fund pronës private, që sipas tij frenon ekonominë.

Në një letër të tij, drejtuesi i Kishës Katolike nxit politikat komuniste dhe sugjeron të adaptohen në shkallë globale “për të mirën e të gjithëve”.

Papa mbron rishpërndarjen e të ardhurave, kryesisht të pasurive, si dhe e konsideron pronën private si “të drejtë natyrale” publike.

Papa denoncon pronën private si frenuese të ekonomive dhe kërkon “administrimin e pasurive në të mirë të të gjithëve, për të sjellë kështu më shumë drejtësi dhe gjithpërfshirje në botë”.

Papa përforëcoi kërkesat e tij në një enciklikë papale 86-faqeshe – e cila është “forma më autoritare e shkrimit papal”, sipas Reuters.

Pontifi solli për provë Pandeminë e COVID-19, për të argumentuar rënien ekonomike, apo dështimin e ekonomisë së tregut të lirë, si një teori “e rrënimit”.

“Kishte nga ata që na bënin të besonim se liria e tregut ishte sufiçiente për të na siguruar gjithçka. Por ja që nuk është.” – shkruan Papa.

Papa denoncoi “këtë dogmë të besimit neo-liberal” që mbështet “teoritë magjike të derdhjes ose rrjedhjes… si zgjidhja e vetme për problemet shoqërore. Një politikë e mirë ekonomike, të jep mundësi për vende pune dhe jo për shkurtim të tyre.

Kriza financiare 2007-2008 ishte një mundësi e humbur për ndryshim, ndërkohë që mundësoi edhe më shumë liri për ata realisht të fuqishmit, që gjetën rrugën e shpëtimit. Shoqëria duhet të konfrontohet me efektet drestruktive të perandorisë së parasë.”

Papa gjithashtu mbështeti në letrën e tij, idenë e rishpërndarjes së pasurisë dhe denoncoi të drejtën absolute të pronës private.

“E drejta për pronë private mund të konsiderohet vetëm si e drejtë dytësore natyrale, që derivon nga parimi i destinimit universal të krijimit të të mirave” – tha Papa.

***

Dhe teksa lexon Papën, të kap paniku se ndoshta është ngjallur nga ballcamosja Lenini, apo janë ngritur nga varri Mao dhe Stalini.

Papa tha gjithashtu edhe një tjetër bolshevizëm diabolik: “nëse dikujt i mungojnë të nevojshmet për të jetuar me dinjitet, kjo ndodh sepse dikush tjetër i bëhet pengesë”.

E kush mund të të bëhet pengesë nëse dëshiron të punosh? Ekonomia e lirë e tregut, kurrsesi! Globalizmi leftist dhe satanik, padyshim!

Jetojmë në këho demonësh! Demonët kanë kapur Kishën Katolike!

Herezi papale! Diabolizëm papal!

Nëse fundi i botës nuk është ky, çfarë mund të jetë?!

3 Comments

  1. Asnjehere sme pelqeu heqja e Ratsinger nje njeriu seriozisht te kultivuar e zevendesimi me kete qe nderon kriminelin CHE GUEVARA,eshte shprehur vete qe ka votuar komunistet ne Aegjentine nuk e fsheh!

  2. I lodhur truri nga mosha nuk është e vërtetë… Sepse kapitalizmi perendimor të jepë progres e zhvillim ekonomik.
    Dishohet se e ka porositur këtë matrial dhe projekt diskriminues të rremë diktatori komunist Sali Berisha për ti shpëtuar SPAK-ut dhe për të tërhequr vëmendjën publikut në këto situata të rënda që janë hadutet kriminal përball popullit të lodhur.
    Nga kjo mjegullnaj dalin të fituar vetëm këta komunistët hajdut të Shqipnisë dhe vjedhesit e Italisë. Hajnat dhe komunistët diktator si Enveri dhe Berisha të gjithë janë njëllojë. Komunistet tanë janë ateistet nr. 1 në botë sepse i ka pjellur nana e djallit. Këta triullojnë cdo gjë duke shfritëzuar moshën e thellë të pleqerisë dhe duan të korruptojnë edhe Papen.
    Por ky projektë komunizmi është i dështuar që në hapin e parë te eksperimentit.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump në Gjendje të Shkëlqyer Shëndetësore Kthehet për në Shtëpinë e Bardhë, mes Brohoritjeve të Njerëzve (video)!

Next Story

60% e Qytetarëve të BE-së u Shkatërruan Psikologjikisht nga 'Lockdown'-et - Ndalini Masat Kufizuese!

Latest from Opinione