Kisha e Satanit në SHBA Falenderoi Organizatorët e Lojërave Olimpike për Ceremoninë e Mrekullueshme të Hapjes! (video)

/

Kryeprifti i Satanit tha se ishte një himn për lirinë njerëzore mbi Zotin, ceremonia më e mirë olimpike, ngjarja masive ndërkombëtare më e mirë e 50 viteve të fundit dhe do të thotë “rilindje e njerëzimit”.

Kisha Amerikane e Satanit falenderoi organizatorët e Lojërave Olimpike për ceremoninë e mahnitshme të hapjes. Kryeprifti i saj e quajti atë “triumfi i lirisë njerëzore mbi Zotin”. Kryeprifti i Satanit tha se ishte një himn për lirinë njerëzore, ceremonia më e mirë olimpike, ngjarja masive ndërkombëtare më e mirë e 50 viteve të fundit dhe do të thotë rilindja e njerëzimit.

Kryeprifti i Kishës së Satanit Peter H. Gilmore mbështeti organizatorët dhe shprehu admirimin e tij për Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike. Peter H. Gilmore e quajti Ceremoninë “një festë të lirisë”.

Kisha e Satanit publikoi një analizë të thelluar të Ceremonisë së Hapjes së Lojërave Olimpike në podacastin Satan Plains. Podkasti tregon pikat kryesore të Darkës së Fundit “alternative” të Krishtit dhe Apostujve të Tij.

“Satani e kundërshtoi Zotin ashtu siç Zoti kundërshtoi lirinë njerëzore. Kjo skenë tregon se Franca zgjedh njeriun, në vend që të ndjekë kërkesat e detyrueshme të Zotit”, pohon Kryeprifti i Kishës së Satanait në stilin pompoz të të gjithë njerëzve të mençur të botës.

Vetë Peter H. Gilmore e quajti Ceremoninë e Hapjes më të mirën në historinë olimpike. Ai tha se është ngjarja më masive ndërkombëtare, më e mirë e 50 viteve të fundit dhe që tregon rilindjen e njerëzimit.

Pra, nga sa më sipër na bind diaboliku “prift” se ishte realisht një ceremoni satanike. Pasi, që të ketë mbetur i kënaqur kreu i Kishës së Satanit, do të thotë që ka gjetur veten në të.

Ja pra, pse të krishterët kudo në botë duhet të konsiderojnë presidentin Macron dhe organizatorët e Olimpiadës si satanistë, këtë zyrtarisht duhet ta bëjë edhe Kisha si institucion, t’i deklarojë pra si satanistë.

Ky është Perëndimi…!

Kisha e Satanit është një institucion zyrtar në SHBA dhe Satanolimpiada është monstruoziteti i tyre, pronë diaboli.

Previous Story

SHBA po Përgatit Lëvizjen më të Madhe të Anijeve Luftarake në Lindjen e Mesme - Bombarduesit B-2 Zbarkuan në Katar

Next Story

Incidente & Përplasje Mes Emigrantëve Muslimanë & Anglezëve në Newcastle - Po Policia me Cilët Është?

Latest from Info

Polemika e Madhe (3)

Problemi i Universit! Cili është problemi kryesor në këtë luftë për jetë a vdekje? Qeveria e