Kërcënim i Hapur nga Izraeli për Turqinë – Në Oborrin e Sulltanit Duhet të Bëjnë Kujdes!

/

Ministri i Jashtëm Izraelit, çdo ditë tashmë, poston një kërcënim dhe qëndrim të prerë kundër Turqisë dhe presidentit Erdogan, duke i kujtuar atij në mënyrë të vazhdueshme fundin.

Para disa orësh ministri izraelit postoi në platformën X, kërcënimin dhe pozicionimin e radhës, me një foto të Erdogan me sfon qytetin në flakë, si më poshtë:

“@RTerdogan
po e kthen Turqinë në një diktaturë vetëm për hir të mbështetjes së tij për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit, kundër qëndrimit të gjithë botës së lirë.

Bllokon Instagramin, i cili ka 57 milionë përdorues në Turqi, ndërpret transmetimet sportive sepse një atlet izraelit mundi një atlet turk, kërcënon të pushtojë një vend demokratik me të cilin Turqia nuk është në një konflikt ushtarak dhe i shkakton turqve një humbje vjetore prej 6 miliardë dollarësh, nga eksportuesit, duke ndërprerë marrëdhëniet tregtare.

Erdogan po merr dhe po shkatërron një shtet turk me aftësi shkencore, kulturore, teknologjike dhe ekonomike dhe po eliminon trashëgiminë e Ataturkut, i cili ndërtoi një Turqi progresive dhe të begatë.

Le të shpresojmë për ditët kur gjithçka do të jetë mirë.”

Duke bërë ‘tag’ në fund të postimit kryebashkiakut të Stambollit / Kostandinopojës @eksrem_imamoglu si të dojë të bëjë përçarjen e madhe, apo për t’i dhënë një tjetër mesazh Sulltanit për zëvendësuesin!


Previous Story

Incidente & Përplasje Mes Emigrantëve Muslimanë & Anglezëve në Newcastle - Po Policia me Cilët Është?

Next Story

Cilat Shtete Lajmërojnë Qytetarët e Tyre të Largohen nga Libani?

Latest from Info

Drejt Një Feje Universale

Ekumenizmi fetar, i cili manifestohet përmes takimeve ndërkristiane dhe ndërfetare, synon të gërryejë ngadalë fetë e