Autoritetet amerikane paralajmërojnë për “përmbytje katastrofike” të mundshme.
Autoritetet kanë lëshuar tashmë urdhra evakuimi në disa qarqe të Floridës.
Debbie po kërcënon Floridën pasi arriti në tokë si një stuhi e kategorisë 1 pranë Steinhatchee, një qytet i vogël me 1,000 banorë, në bregun perëndimor të shtetit amerikan në anën e Gjirit të Meksikës.
“Kemi parë dhe do të vazhdojmë të shohim përmbytje në zona të ndryshme të Floridës”, tha guvernatori i shtetit Ron DeSandis këtë mëngjes. “Dhe nuk është diçka që ndodh vetëm kur stuhia kalon. Ka një kërcënim, një kërcënim të përhershëm në ditët në vijim”.
“Deri më tani, rreth 143,000 banorë të Floridës janë pa energji elektrike”, shtoi ai, duke siguruar se ekuipazhet janë në gatishmëri për të rivendosur energjinë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në orën 08:00 të mëngjesit me orën lokale (14:00 me orën shqiptare), erërat që shoqëronin ciklonin po frynin me shpejtësi 120 kilometra në orë, sipas Qendrës Amerikane të Cikloneve (NHC).
Reshjet “potencialisht historike” që cikloni do të sjellë “ka të ngjarë të rezultojë në përmbytje katastrofike në disa zona”, paralajmëroi ai.
Moti ekstrem pritet të përshkojë Floridën veriore sot, pastaj të shkojë në jug në Xhorxhia përpara se të arrijë në brigjet e saj të martën në mbrëmje, më 6 gusht. Reshje të dendura shiu parashikohen edhe për Karolinën e Jugut.
Për më tepër, ka një shans për tornado në Florida dhe Xhorxhian jugore, sonte 5 gusht, paralajmëron NHC.
Siç raportojnë mediat lokale, autoritetet kanë lëshuar tashmë urdhra evakuimi në disa qarqe të Floridës.