Televizioni Rus, Dedikim Kosovës: “Ky Territor Duhet Rimarrë nga Serbët!”

Thirrje rusëve për regjistrim vullnetar në Brigadën Sllave.

Në një dokumentar të Televizionit Shtetëror Rus me titull “Serbia: Shenjat e Luftës” që u transmetua nga RT, ambasadori rus në Beograd Bocan Harchenko, flet për “situatë të vështirë në Kosovë” dhe parashikon shumë shpejt kthim të tensioneve teksa “për momentin nuk ekziston zgjidhje afatgjatë”.

Dokumentari në vija të përgjithshme tregon se po përgatitet një operacion ushtarak serb për rimarrjen e Kosovës, apo të një pjese të saj nga Serbia dhe fton vullnetarë rusë për t’u bërë pjesë e një Brigade sllave që do të luftojë në këtë territor.

“Një numër i shtuar personash në Beograd beson se udhëheqja serbe u vonua në reagimet e saj. Dhe se është koha t’i jepet zgjidhje problemit me të njëjtën formë që Rusia mori Krimenë. Territori i Kosovës duhet t’i kthehet atdheut”, thuhet në dokumentarin e televizionit shtetëror rus.

***

Ky lajm është një nga shqetësimet më të mëdha për shqiptarët, në një kohë kur këto që bëjmë ne me dije duhet t’i bëjë qeveria shqiptare, që shpezon ditën duke prishur pishina në rërë.

Po qeveria e Kosovës informohet për këto, apo Albini bën alpinin?! Quo vadis!

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Bloomberg: "Priten Trazira Masive në të Gjitha Vendet e Europës për Shkak të Krizës Energjitike"

Next Story

Media e Pavarur nuk Drekon dhe nuk Dergjet me Kryeministra! Asnjë Mëshirë për Media-t e Shitura!

Latest from Info