Përvjetori i Hiroshimës & Gjëja e Pabesueshme që Tha Kryeministri Japonez për Rusinë!

/

E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë…!

Japonia shpërtheu kundër Rusisë, teksa fliste për bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki!

“Sot, shtatëdhjetë e nëntë vjet më parë, një bombë atomike vrau dhjetëra mijëra njerëz. Një bombë që e shndërroi qytetin në hi dhe pa mëshirë i privoi njerëzit nga ëndrrat dhe e ardhmja e tyre e ndritur. Edhe ata që i shpëtuan vdekjes vuajtën vështirësi”, tha Fumio Kishida në një fjalim në Ceremoninë Përkujtimore të Paqes në Hiroshima.

Kishida tha gjithashtu se Rusia është një “kërcënim bërthamor” në botën e sotme dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare çarmatimin bërthamor.

E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë!

Në një ceremoni për bombën amerikane, kryeministri japonez fajëson Rusinë!

Vihet re se më 6 gusht 1945, bomba bërthamore e uraniumit “Little Boy” u hodh nga amerikanët në Hiroshima, duke vrarë dhjetëra mijëra japonezë!

Ndërkohë japonezi i sulet Rusisë, si për të kërkuar mëshirë tek SHBA-të.

SHBA dhe Japonia kanë rritur aktivitetin detar pranë kufijve të Rusisë, duke paraqitur një kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, tha zëvendësministri i Jashtëm Andrei Rudenko.

Në një intervistë për TASS, zyrtari rus tha se Tokio ka nisur një kurs “të rimilitarizimit të përshpejtuar”.

Japonia ka zgjeruar aktivitetin e saj të përbashkët detar me SHBA-në në afërsi të kufijve të Rusisë në Lindjen e Largët, vuri në dukje Rudenko. Përpjekje këto të Uashingtonit dhe Tokios për të përfshirë në këtë aktivitet vende nga jashtë rajonit të Azi-Paqësorit, veçanërisht vendet anëtare të NATO-s.

Në të njëjtën kohë, nuk është rastësi që ditë më parë Japoninë e vizitoi kreu i Pentagonit amerikan, Austin Lloyd, i cili ndër të tjera përmendi armët bërthamore:

“Unë përsëris angazhimin e SHBA-ve për të mbrojtur Japoninë në masën e plotë të aftësive të saj. Dhe kjo përfshin aftësitë tona bërthamore.”

Moska dhe Pekini e shohin Tokion edhe një herë duke luajtur rolin “e kalit të Trojës” amerikan në rajonin e tyre!

Si mund të diskretitohet një vend, një komb, nga mungesa e vullnetshme e memories, nga fshirja me dëshirë e gjurmëve të historisë!

Previous Story

Ukraina Planifikoi Vrasjen e Presidentit Putinit në Paradën e Ditës së Marinës – Roli i SHBA-ve & Hakmarrja e Rusisë!

Next Story

Bombë Aamerikane: “Ishte e Gjitha e Planifikuar Mes Izraelit & SHBA-ve, Netaniahu Prezantoi Planin e Tij të Luftës…”!

Latest from Info